T’i mbyllësh sytë kësaj marrëzie;
kësaj bote, kaq të lëkundur;
mbushur nga gjurmë mizorie
si të heshtësh? Ěshtë e mundur?
Më dalin tëmthat nga mërzia.
Si mund të rrosh me thonjë në fyt,
kur s’ekziston më drejtësia
është e drejtë të mbyllësh sytë?!
Ka pasur raste, veshët kam mbyllur
mos të dëgjoj asgjë nga ç’thonë!
Por kjo botë është kaq e hidhur
sa dhe të shurdhërit i helmon!
Të nxjerrë mizerjen, syve përpara;
kurrë mos të gjesh paqe në shpirt!
Reklama gjaku, me jetë fěmijĕsh
në zymtësinë e saj të hirtë!
T’i zësh të gjitha sy e veshë
madje dhe zemrën ta bësh hekur,
por dhe kěshtu nuk mund të gjesh;
sepse i thonë që të kesh vdekur!
Mos vall të shoh punët e mia?
Të zë njě qoshe në këtë botë?
Tě them jam mirě se ka më keq…
Jo, këtë nuk e běj dot !
Por s’kuptoj, çfarë bëjmë, ku vemi!
Udhëhequr nga marrëzia
na qëlloi këtu të jemi.
Këtu kushtoka mirësia.






















