Suplementi Pena Shqiptare/ Spasse Thanasi: Qyteti që zgjon legjendat

Në trungun rrjedhës të Shkumbinit, qyteti i Përrenjasit ka rrjedhën e përrenjëve, lumenjëve dhe lëvizjen e lirë nëpërmjet luginës malore me pamje dhe hapësirë të çuditshme dhe tërheqëse. Sipas gjuhës së legjendave dhe frymës poetike, shëmbëlltyra e këtij qyteti u gjet e ngurosur nëpër rrënjë e rreth floriri, tek përrenjtë që mblidhen në nyje plot hire….Dhe kënga vaxhdon e pandërprerë mbi rrënjët dhe lulet:  “Përrenjas i lashtë, Përrenjas i ri, / Rreth manushaqes më zgjon dashuri !”

Sigal

Një qytet me moshë të re ku është si epope koha e minatorëve dhe shkëlqimi i mineralit, zhurma e mbytur e nëntokës dhe puset e galerive, fytyra e punëtorëve të vjetër që ende ka ngrirë si një shqetësim i mendueshëm dhe një botë të zymtë nëntokësore me kurajo të paburrërisë dhe rendje nga fryn era, ku zonat e errëta të kujtesës ndriçojnë me zbardhimin e ditës, që ka ngelur si atëhere me një pështjellim ndjenjash e ngjarjesh jetësore, që kanë qënë unike në këtë vend. Ende regëtojnë me mbresa të pashlyeshme fuqitë e vrullshme në kohëra të vështira me sentencën proverbiale të Kadaresë : ” Të urtë gjer në dhimbje, të thjeshtë gjer në madhështi !”. I artikuluar si ” Qyteza e Minatorëve” ( është një epitet që duhet të zerë vend në madën e librave), PËRRENJASI ende jehon me fjalën e atyre që kaluan tërë jetën në miniera, me jetën intelektuale që punon e sakrifikon, me forcën e ndryshimit dhe zhvillimit për të zgjeruar qytetin.Prandaj e shkrojta këtë libër në horizontin jetësor të brezave me një histori të plotë mbi qytetin dhe banorët e tij, se Përrenjasi ynë ka formuar një emër të dukshëm në historinë shqiptare me Minierat, me Parkun e Mallrave dhe Hekurudhën. Bashkë me malin e Pishkashit, si një kurorë mbi qytet, me masivin e Shebenikut, që ka 12 liqene akullnajorë dhe Qafe Thanën, që ka orakuj nga zhvillimet e hershme, Përrenjasi formon një relievë me forma të harmonishme ku gërshetohet bukur fusha, mali, kodra e lugina. ” Kulti” i kësaj harmonie rrezatohet dukshëm në gjallërinë e natyrës ku shpaloset një peizazh romantik me një adhurim të ndritshëm për vazhdimësinë e jetës.Nga etnia historike, Fushëgropa e Përrenjasit ëshrë e njohur gjerësisht nga qyteti i Përrenjasit me 9 fshatrat përreth Fushës së Domosdovës, që është e vetmja e rrethit të Librazhdit me 374 ha toke, nga e cila 14 mijë ha tokë bujqësore gjithsej deri në vitin 1990. Qysh në lashtësi njihen Kostricani, shpella emerite e Urakës, fusha arkeologjike e qeramikës dhe shumë legjenda historike.