Zërat cicërues të vocrrakëve
Në oborr të shkollës
janë tinguj të mbrujtur me gjak,
të larë me djersë,
njësh me këngën e zogjve të pranverës.
Ata përkëdhelin vjershat e Naimit
e të Fishtës…
Për të çfletuar më tutje
librin e jetës.
…
Sot shkolla është vetëm një ngrehinë pa emër,pa njerëz,
kujtim nga e kaluara njëqind e dymbëdhjet vjeçare!






















