Në sytë e trishtuar të një vajze,
Bota u përmbys e tërë.
Tonelata padrejtësie,
Rënduan në shpirtin e saj!
Nga lot breshëri që ranë,
nga dhimbja e kësaj fatkeqe,
edhe lumi Osum e ndjeu,
vërshoi i tërbuar si vullkan.
Për dhimbjen e saj të shpirtit,
Universi u trondit.
Nga maja e “Çukës Tomorrit”,
stuhia zbriti pa mëshirë!
Kjo histori e dhimbshme,
si një legjendë u tregua,
për një vajzë “të përdalë”,
që lirinë kishte për “faj”
Ishte kohë e egër:
Diktatura vendoste për gjithçka.
Goja duhet qepur patjetër,
para saj ishim të gjunjëzuar.
Plagët shpejt u shëruan!
Zoti i qëndroi pranë.
Ato plagë i mundi lumturia,
dhe forca e një femre të rrallë.