Ngatërrohen valët, filli i fjalëve,
nëpër xhunglën e botës, udhë kërkon!
S’ka rrugë të drejta, veç iluzione,
dhe zhgënjime që çarqe ngrenë…
Por është një shteg që nis nga syri im
dhe zemrën tënde paqësisht përshkon.
Bekimin me vete ka çdo hap
që dritë nga vetja dhuron…
Ngatërrohen valët, filli i fjalëve,
nëpër xhunglën e botës udhë kërkon!
Kur të mundura heshtin të tëra,
në damarët e t’u dëgjomë!



















