Suplementi Pena Shqiptare/ Veronika Cfarku. Buxhaku: Ëndrra të vrara

Një filiz i njomë Martin.
Një futbollist i të ardhmes.
Dje ju vranë ëndrrat
nga dora e drurit të helmuar,
nga rrjetet sociale, nga një bashkëmoshatar vrastar .

Jeta nuk është lojë:
Më vrave të vrava.
Njeriu është i vyer.
Prindi e rrit me pekule,
për ta fëmija, është jetë,
është diell, janë ëndërra
të parealizuara as vetë.

Sigal

Kush je ti, njeri jo, po mostër,
që vjen në shkollë pa libër,
po me thikë?
Ku është dashuria për shokë?
Ti që bën hije mbi dhe kot.
Dielli, vetëm ai është Zot,
ai ngroh e jep jetë të gjithëve.

Ti që vrave e këpute një lule;
godite prindërit e tij në zemër.
Vrave të gjithë moshatarët.
I vrave Martinit, fis e shoqëri.
Koha e njerëzit u trishtuan,
si asnjëherë u shokuan.
Lotuan me Martinin në krahë e dorë për dore.
Në banesë pa banga e shkollë,
e përcollën.
Pranverat që do vijnë një lule
do ju mungojë.

Toka si do ta mbajë pranë?
Filizi i njomë do diell e ngrohje.
Do shpërthejë e do fluturojë
në yjet e sistemit diellor.
Aty ku jetohet qetë,
pa krime e vrasje.
Yjet pranë yjeve jetojnë.
Ylli Martin krimeve,
Stop ju thotë!