Të mësova të dashurosh
E pamundur të të bindja
Mes luftrash hidhesha në sulm
Zemrën tënde pas times ta ngjizja!
Sa shumë dija të shprehesha
Sa shumë jeta më mësoi të dua
Njeriun që ëndërroja e gjeta
Dashurinë në strofa e shprehja!
Më deshi nuk e mohoj jo asnjëherë
Tani më dashuron si flaka në ferr
Çfarë është të dashurosh në këtë jetë
Unë atë apo ai mua përjetë!
Dashuri në 365 ditë pa rreshtur shkojnë
E unë atë si sot mbaj mënd e dashuroj
Atë ditë nuk do ta harroj e kujtoj
Planetin tim e ndriçoi e zbukuroj!
Atë planet që zoti e bashkoi!
Të përjetshmen “TË DASHUROJ”
“Dashuroni dhe vetëm dashuroni
Të dashurosh është bekim
t’iu dashurojnë është fat”
Me shumë dashuri për të gjithë ju që dashuroni dhe festoni ditën e San Valentinos!





















