Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Autobiografike

43
Sigal

 

Mos mē gjyko me sy prej reje

në ç’udhē e shteg, mē hodhi jeta?

Ka shumē gēnjeshtra brenda meje,

ashtu siç ka dhe tē vërteta!

Mos mē shiko me kaq dyshim

(S’jam qenie hipokrite ).

Ka shumë errēsirē nē trupin tim,

siç ka dhe shekuj drite.

Mos prit prej meje, tē jem engjēll,

por as dhe djall i zi,

ka shumē urrejtje brenda meje

Siç ka…dhe dashuri.

Mos mē kērko, tē shkrihem gazit

(E kam mē lehtē të qaj ).

Ka shumē janare brenda meje

siç ka prille dhe maj.

Mos kēmbēngul, tē tē them tē dua:

Kjo fjalē ēshtē shenjti vetē.

Ka shumē ngurrim këtu tek mua,

por dhe “pritje “qē s’pret.

Mos prit çdo çast, tē jem pranë teje

(Nuk mund, e kam provuar)!

Unē jam njē zog me krahē prej reje,

por, dhe njē i pranguar

Mos u gēnje nga pamja e qetē

( Do ish gabim fatal ).

Unë shpesh jam dallgē qē mbyt vetveten

Real…dhe…Surreal