Jovan Bizhyti: Na ishte njëherë Hotel “Dajti”, një nga memorjet historike të Tiranës

19
Sigal

( Kujtesë historike )

 

Në këtë shkrim, dua të ndalem në njërin prej këtyre objekteve simbol të qendrës së Tiranës, Hotel “Dajti”, rrënimi i të cilit pas viteve 90-të, ka krijuar një mungesë në jetën social-kulturore të qytetit, duke lënë në harresë kujtesën historike, që ai ka mbartur në kaq dekada për qytetarinë e Tiranës. Nuk bëhet fjalë për objekte të rrënuara e të amortizuara nga vjetërsia e kohës që rrezikojnë shëmbjen, por për këtë objekt që i ka qëndruar me dinjitet kohës për konstruktin e tij solid, arkitekturën e veçantë dhe veprimtarinë social-kulturore që ka transmetuar në mjedisin qytetar të Tiranës.

Si çdo qytet edhe Tirana ka objektet e saj të memories historike të shpallura si, “Monumente të Kulturës”, që shtrihen në aksin qendror të qytetit. Të tilla janë: Kompleksi i Ministrive me Sheshin “Skënderbej”, Banka e Shtetit, Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i Kulturës me selinë e Teatrit të Operës dhe Baletit, Xhamija e Et-hem Beut me Kullën e Sahatit, selitë e Kryeministrisë dhe të Kryesisë së Kuvendit në dy anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, selia e Presidencës, korpusi qendror i Universitetit të Tiranës, Pallati i Kongreseve, Piramida dhe ish Hotel “Dajti” e tjera. Të gjitha këto, përbëjnë historinë e Tiranës, kryeqytetit tonë, që po rritet e zbukurohet për ditë, duke marrë pamjen e një qyteti europian.

Por në këtë shkrim, dua të ndalem në njerin prej këtyre objekteve simbol të qendrës së Tiranës, Hotel “Dajti”, rrënimi i të cilit pas viteve 90-të, ka krijuar një mungesë në jetën social-kulturore të qytetit, duke lënë në harresë kujtesën historike, që ai ka mbartur në kaq dekada për qytetarinë e Tiranës. Nuk bëhet fjalë për objekte të rrënuara e të amortizuara nga vjetërsia e kohës që rrezikojnë shëmbjen, por për këtë objekt që i ka qëndruar me dinjitet kohës për konstruktin e tij solid, arkitekturën e veçantë dhe veprimtarinë social-kulturore që ka transmetuar në mjedisin qytetar të Tiranës.

Hotel “Dajti”, simboli që i jepte autoritet dhe gjallëri jetës sociale të Tiranës në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të, ka qenë nga hotelet më të hershëm e më luksoze të kryeqytetit, në krah të bulevardit qendror “Dëshmorët e Kombit”. Është projektuar nga arkitektët më të famshëm italianë të kohës së viteve 30-40-të, të shekullit të kaluar përfshirë, Gherardo Bosio dhe i dizajnuar në detaje nga Gio Ponti, i konsideruar si babai i dizajnit modern europian. Ky hotel në qendër të Tiranës, ka qenë ndër më të mirët në Ballkan për kohën dhe është konsideruar si një nga simbolet e turizmit shqiptar. Së fundi është shpallur dhe si, “Monument i Trashëgimisë Kulturore e Historike” të Tiranës.

Punimet për ndërtimin e tij, filluan në shtatorin e vitit 1939, kur Shqipëria sapo ishte pushtuar nga Italia fashiste. Përfundimi i ndërtimit dhe inagurimi u bë në fundin e vitit 1942. Në planimetrinë e tij në formën e germës L, në katin e parë, vendin kryesor në kompozim, e zinte, Holli i Madh, i bukur plot dritë, i lartë dhe impresionues me llampadar madhështor. Pastaj vinte, Bar-Kafe dhe dy salla Restorantesh me kapacitete të ndryshme, salla Nr.1 me 200 vende dhe salla Nr.2 me 100 vende, që përdorej dhe si “Saletë” për grupe turistike, për delegacione të ndryshme dhe personalitete të larta shtetrore që vizitonin vendin tonë.

Hotel “Dajti”, simboli që i jepte autoritet dhe gjallëri jetës sociale të Tiranës në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të, ka qenë nga hotelet më të hershëm e më luksoze të kryeqytetit, në krah të bulevardit qëndror “Dëshmorët e Kombit”. Është projektuar nga arkitektët më të famshëm italianë të kohës së viteve 30-40-të, të shekullit të kaluar përfshirë, Gherardo Bosio dhe i dizajnuar në detaje nga Gio Ponti, i konsideruar si babai i dizajnit modern europian.

Të pije një kafe, apo të haje një drekë apo darkë në ambjentet e hotel “Dajtit”, ishte një mbresë e veçantë, ishte privilegj, pasi nuk lejoheshin njerëz të zakonshëm, mbahej vetëm për të huaj dhe për personalitete të vendit si, politikanë, artistë, sportistë e tjerë, ku dhe çmimet ishin të larta, që nuk përballoheshin lehtë nga punonjësit e thjeshtë. Për qytetarët e zakonshëm, ishte një aneks në Bar-Kafen e “Tajvanit” në Parkun “Rinia”, që ekziston edhe sot, ku atëherë ishte aneks i Hotel “Dajtit”. Tek hoteli, me pamje nga mali i Dajtit, kishte dhe Verandën, e bollshme dhe me një mjedis të këndshëm, veçanërisht për stinën e verës.

Nga holli, nëpërmjet shkallëve, zbrisje në katin e nëndheshëm, që ishte Taverna, një ambjent shumë aktiv për jetën e natës, ku funksiononte dhe një orkestër e muzikës së lehtë ritmike për vallzim. Në tre katet e sipërme, shtrihej hoteli me një kapacitet prej 85 dhomash me 124 shtretër. Dhomat plotë dritë, kishin secila dhe veranda, për të soditur bulevardin, parkun “Rinia” dhe ambjentet për rreth. Ky hotel luksoz, ka pritur e përciell shumë personalitete të larta shtetrore, që kanë vizituar Shqipërinë në ato vite të sistemit komunist, veçanërisht nga vendet komuniste të lindjes.

Vazhdoi të shfrytëzohej edhe në vitet e para pas ndryshimeve demokratike dhe si për çudi, një ditë u mbyll pa pritur dhe nisën tratativat për t’i ndryshuar destinacionin! U përfolë aneksimi për nevoja ambjentesh të Ministrisë së Jashtme, pastaj për ta privatizuar me donatorë të ndryshëm dhe së fundi me një vendim të Qeverisë Berisha në vitin 2010, u “falë” për 30 milion Euro Bankës së Shtetit Shqiptar, pasi buxheti i shtetit ishte në krizë dhe duhej mbushur me disa miliona Euro. Periudha e gjatë prej rreth 20 vitesh, e la në braktisje pa kurrfarë interesi këtë objekt me vlera të veçanta, i cili u rrënua, u plaçkit e u sakatua, duke e lënë në mëshirë të fatit, pa mbajtur kush përgjegjësi!

Pas gjithë këtij kalvari rrënimi, vitet e fundit, u kujtua pronaria, Banka e Shtetit, për të nisur rikonstruktimin e tij të stërzgjatur, për ta kthyer në ambiente për nevojat e Bankës së Shtetit Shqiptar. E pazakontë, një kujtesë e tillë historike e qendrës së Tiranës, me vlera të tilla arkitekturore dhe social-kulturore, siç ishte Hotel “Dajti”, kthehet në ambjente për nevojat e administratës bankare! Sigurisht është ristrukturuar në funksion të kësaj administrate, por as thuhet e as shkruhet se çfarë roli do ketë ky objekt me shumë histori në jetën sociale e historike të Tiranës. A e vlenë që ky objekt me histori 85 vjeçare, të shërbejë thjeshtë për zyra të administratës?! Banka mund të ketë nevojë për të shtuar numrin e zyrave dhe të zyrtarëve, dhe kjo mund të zgjidhej me ndonjë objekt tjetër të zakonshëm, apo dhe me një ndërtesë të re, por jo Hotel “Dajti”, memoria historike e Tiranës, në aksin qendror të kryeqytetit!

Eshtë pozitive që arkitektura e jashtme është ruajtur dhe qytetarët e Tiranës kanë pritur në gjithë këto 30 vite t’u kthehej sërish Hotel “Dajti” i dikurshëm, për t’i shërbyer tashmë gjithë qytetarëve pa përjashtime. Por mesa duket, aty do hyjnë e do dalin vetëm “Bankierët” dhe administrata e tyre! Tirana ka dhe po ndërtohen ende dhe shumë hotele, bile dhe me shumë kate (Grataciela), por hijen e Hotel “Dajtit” nuk e bën dot kush. Ai ka qenë pionieri i parë i qytetarisë së Tiranës, ka qenë modeli i parë turistik i shërbimit social e kulturor dhe pika e referimit të kulturës qytetare të rinisë Tiranase.

Është interesante, që kudo në botë, objektet historike dhe ato moderne me vlera të veçanta social-kulturore e historike, që mbartin mbi vete dhe historinë e qytetit, ruhen e rikonstruktohen duke ruajtur dhe profilin përkatës. Tek ne, pikërisht ky objekt, përfaqësues historik i modernes së asaj kohe, dhe vepra simbol i memorjes historike në qendër të Tiranës, u dënua e u masakrua në kaq vite të ndryshimeve demokratike.

Eshtë interesante, që kudo në botë, objektet historike dhe ato moderne me vlera të veçanta social-kulturore e historike, që mbartin mbi vete dhe historinë e qytetit, ruhen e rikonstruktohen duke ruajtur dhe profilin përkatës. Tek ne, pikërisht ky objekt, përfaqësues historik i modernes së asaj kohe, dhe vepra simbol i memories historike në qendër të Tiranës, u dënua e u masakrua në kaq vite të ndryshimeve demokratike. Mirë që nuk u zhduk, se do thuhej që ishte ai fajtor për të këqijat e atij regjimi që lamë pas! Aq më tepër, që ai si dhe shumë objekte të tjera historike, janë pasuri e trashëgimisë kulturore e historike të shoqërisë. Qytetet në botën e qytetëruar janë ndërtuar brez pas brezi, pa mohuar njëra-tjetrën, kulturat e tyre historike mbartin etapat e zhvillimit të shoqërisë e të qytetërimit social. Stilet e ndërtimeve, përbëjnë mozaikun e qytetrimit, pa u veshur hijen e sistemeve politike që kalon shoqëria njerëzore.

Dhe Hotel “Dajti” nuk i ka mbartur ato gjynahe, ai bashkë me aneksin e “Tajvanit” në parkun e bukur “Rinia”, i kanë shërbyer jo vetëm qytetarëve të Tiranës, por dhe vizitorëve nga e gjithë Shqipëria kur vinin në Tiranë, bile dhe miqve të huaj, para të cilëve Hotel “Dajti” na ka nderuar me shërbimin e kulturuar turistik të tij. Njerëzit janë në pritje të shohin se çdo ndodhi me atë objekt e mjedis kaq të bukur, që Banka e Shtetit e ka qëndisur për nevojat e saj administrative. Jo se Tiranës i mungojnë hotelet, barë-kafet, apo ambjentet social-kulturore, por hijen dhe emrin e Hotel “Dajtit” nuk e zëvendëson askush! Ajo godinë kaq e bukur dhe historike në boshtin qendror të Tiranës, ku ristrukturimi aktual ia ka shtuar edhe më shumë hijeshinë, është absurde kur e sheh që ruhet nga një kabinë me roje policie dhe e rrethuar me kangjella hekuri, si objekt i sigurisë së veçantë!

Banka e Shtetit do përgëzuar për ruajtjen e fasadës ballore dhe ristrukturimin që i ka bërë asaj godine, pa e ndryshuar pamjen e jashtme, por shteti i ynë, tani që është më i rimëkëmbur financiarisht, mund t’ia kthejë vlerën e bleries dhe të ristrukturimit bankës dhe ta kthejë atë objekt shtetror në funksionin që ka patur, për t’i kthyer qytetarëve të Tiranës atë memorie historike të shumëpritur dhe emrin e tij që s’duhet harruar, “Na ishte njëherë Hotel “Dajti”, memoria historike e Tiranës”!