PS nuk ka vullnet për reformë zgjedhore, Bylykbashi: Objektivi i opozitës; rikthimi i marrëveshjes së 5 qershorit

15
Sigal

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha të martën se nisma për votimin e diasporës është bllokuar. Sipas tij Partia Socialiste nuk ka vullnet për reformën zgjedhore. Bylykbashi tha pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të Dialogut të martën tha se ky takim kishte për qëllim riaktivizimin e grupit të dialogut, ndërsa shtoi se objektivi kryesor i opozitës sa i përket reformës zgjedhore është rikthimi te marrëveshja e “5 qershorit”, duke rikthyer kështu edhe koalicionet parazgjedhore. Sa i takon votës së diasporës, Bylykbashi tha se Partia Socialiste nuk është promotore ashti sic pretendon, por motorri prishës i kësaj të drejte. “Së pari mbledhje e së martës me kërkesë të opozitës kishte për qëllim të riaktivizonte grupit e dialogut. Deri më tani nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca. E kemi thënë që në fillim objektiv kryesor për në është rikthim e marrëveshja e 5 qershorit. Ka funksionuar për shumë vite shumë mirë dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos rikthehet. Duhet që zgjedhësit të kenë mundësinë që të kenë listën e hapur të partive. Ne do të luftojmë dhe kjo do të jetë një cështje që do të ndajë në mënyrë të rëndësishme qëndrimet e palëve në këtë çështje.” – tha Bylykbashi.