5 shenja që tregojnë se ju si çift nuk keni argumente të shëndetshme

19
Sigal

Ndoshta, ju dhe partneri/ja ziheni më shumë për paratë, punët e shtëpisë, modelet e prindërimit etj. Por, ka mundësi që ju të mos e duroni dot tonin e lartë të zërit të tij/saj, aq sa për diskutimin më të vogël ndiheni si dy të huaj me mendime krejt të ndryshme për botën dhe jetën që bëni.

Këtu janë pesë shenja që tregojnë se argumentet tuaja janë krejtësisht të pashëndetshme!

1. Ju fajësoni njëri-tjetrin

Çiftet janë të prirura që të fajësojnë njëri-tjetrin, sepse e shohin personin e zemrës më të afërt dhe kësisoj kërkesa e llogarisë, mungesa e kohës së kaluar bashkë, angazhimet për fëmijët i nxisin shpesh në debate të vazhdueshme. Ju nuk duhet të “armatoseni” me argumente, por duhet të zgjidhni konfliktin vetëm me një bisedë të qetë, pa ngritje tonesh dhe bazuar në fakte.

#2  Zgjidhni më mirë të heshtni, se të flisni

Të refuzosh të angazhohesh në situata të caktuara, më shumë se një shmangie lë një ngarkesë të madhe emocionale te partneri/ja. Ndaj, përpara se gjërat të përshkallëzohen, përballuni me gjërat paqësisht, në vend që t’i injoroni me heshtjen tuaj.

#3 Flisni hapur për çdo mendim që keni në kokë

Ndoshta, disa partnerë mendojnë se ndarja e çdo shqetësimi apo frustrimi do të thotë që ata dëmtojnë raportin në çift, që mund të nxisë debate, sherre etj. Në fakt, ju duhet t’i flisni gjërat, madje çdo element që keni në mendje sepse transparenca është ajo që e “ushqen” shëndetshëm një marrëdhënie.

#4 Kritikoni vazhdimisht

Argumentet e vazhdueshme, kritika që vihen në dukje si për punën, oraret, veshjet apo çdo gjë tjetër e bëjnë partnerin/en pa dashje fokusin e gjithë marrëdhënies. Në një kohë që ju duhet ta ndihmoni atë që të korrigjojë gabimet dhe jo ta kritikoni gjithmonë.

#5 E “shpërndani” ndjesinë e hakmarrjes në dekada të mëparshme

E kuptueshme që njerëzit nuk harrojnë kollaj, sidomos kur bëhet fjalë për personin e zemrës. Por, në vend që të shkoni në dhomën e gjumit të mërzitur duke i kujtuar atij/asaj një episod të para 10 viteve që më shumë ngjan si hakmarrje dhe provokim nervash, se sa si rikujtesë për diçka apo pasiguri, ju në fakt duhet të kaloni cilësisht kohë bashkë dhe të mos kapeni pas situatave të tilla.