Dr. Zekri Palushi: Opinione rreth Protestës paqësore të 8 Janarit, 2022!

278
Sigal

Dr. Zekri Palushi (MD)

Australi, Janar 2022

Ka qenë një surprizë- ogurzezë, për të gjithë shqiptarët e Australisë, -pozicionimi i hershëm i policisë, dhe forcave të tjera, -me mjetet e tyre më të sofistikuara, në afërsi të godinës së PDSH- së. Në gadishmëri të plotë, për të sulmuar protestuesit, me pretekst, mbrojtjen e deputetëve, (t’atyre që ishin brenda, sepse jeta e deputetëve që ishin jashtë, jeta e ish-Presidentit të Republikës, dhe ish-Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, si dhe, jeta e qindra-mijërave, anëtarëve të PDSH, dhe përkrahësit e tyre, s’ishin aspak të rëndësishme për urdhëruesit dhe organizuesit e kësaj ushtrie, e gatshme për t’ju vërsulë qytetarëve të vet, që po merrnin pjesë në protestën e ligjëshme, dhe paqësore, -të datës 8 Janar 2022.

Këta protestues heroikë, e tepër të guximshëm, e provuan vehten  të jenë edhe tejet paqësorë. Siç thotë edhe vetë Berisha, ata “s’shkaktuan as edhe një gërvishtje tek njerëzit.”

Ata ishin demokratë, anëtarë të PD, dhe përfaqësues të shumicës prej popullit, me aspirata të shenjta, që kishin ardhur të protestonin për liri, demokraci, drejtësi, vlera njerëzore, dhe një jetë më të mirë, e më të sigurtë, jashtë kthetrave socialisto-mafioze, që po venë në diskutim sovranitetin, integritetin dhe vetë-ekzistueshmërinë e kombit shqiptar.

Pra, – pikërisht këta njerëz të mrekullueshëm, -përfshi edhe gra fisnike, intelektuale e burrnesha, -Lul Viserianoviç Basha, i quan: “Organizatë Kriminale” të Sali Berishës.

“Kriminalitetin” e të cilëve, patëm fatin ta ndjekim në ekranet e televizionit,-por me një ndryshim vendesh: Kriminelët e vërtetë, ishin strehuar në godinën-bunker të PD së, të cilën jo vetëm që e kishin blinduar me mjeshtri, por me një “profesionalizëm” të veçantë, e kishin paisur edhe me një sistem të sofistikuar pudrifikues, që herë-pas-here, lëshonte me bollëk një pudër toksike mbi protestuesit demokratë, që s’kërkonin asgjë tjetër, veç të çilnin dyert e shtëpisë se vet. Patjetër që ideja e kësaj “shpikje”, do të jetë një rrezultat bashkëpunimi në mes kriminelit gjak-ftohtë, Basha, me specialist, po kriminal, të fushës së kimisë dhe toksikologjisë

Para se t’komentoj pak për pamjet televizive, -në emër të diasporës shqiptare të Australisë, shpreh rrespektin dhe mirënjohjen më të thellë, për pjesmarrësit në këtë protestë massive, -që do të ishte edhe shumë më e madhe, sikur “governorja” e Shqipërisë, Zj. -Juri Kim, të mos kishte kordinuar “koinçidencën” e zbarkimit të trupave Amerikanë, në Shqipëri.

Le të fillojmë me komentimin e njërës prej deklaratave të Lul Viserianoviç Bashës, që thotë se, “Sali Berisha shoqërohej nga një grup kriminelësh të armatosur…..”, ndërkohë, realiteti i filmimeve tregonte të kundërtën. Pra kriminelët ishin brenda në bunker, në ruajtje të Bashës.

Ata shfaqeshin kudo: në ballkone dhe dritaret e godinës. Falë kameramanëve,  ne patëm mundësinë që të shifnim edhe “bujarinë” e tyre të madhe, si: në përdorimin e shkopinjve të drunjët, (me të cilët shkaktuan jo pak trauma, e plagë gjak-derdhëse), ashtu edhe atë të pudrosjes toksike të njerëzve me anë të pulverizatorëve, të vendosur gjithandej. Diçka tjetër që ma kapi syni, ishte një bombël, ndoshta me ‘ilaç mizash’, që një dorë prapa perdeve, (n’mos past qenë dora e Bashës), spërkati fytyrën e një protestuesi, mjaft trim, e guximtar.

Një deklaratë tjetër çuditëse e Viserianoviç Bashës, ishte: “Sali Berisha e përdor PD si bunker për t’u fshehur,…,” ndërkohë që ne pamë Bashën të fshehur në bunker, ndërsa Berisha, ndodhej në mes të demokratëve, dhe me një qetësi të plotë, bënte thirrje të herë-pas-herëshme, për një protestë paqesore, (që Bashës, dhe servilëve të tij, -“Enverist-demokrat,”- (ju kërkojë ndjesë atyre që mund të jenë marrë PENG, nga pengu i Ramës), që ju pëlqejnë t’i quajnë pjesëtar të një organizate kriminale.

Një tjetër paradoks i Bashës, që s’mund të ilustrohej me pamjet e xhiruara direkte (live), ishte edhe deklarata se: “Berishën e kanë braktisur,…” ndërkohë që ne e shifnim Sali Berishën, të rrethuar me aq shumë njerëz, që s’e linin të merrte frymë. Përveç kësaj, ata me një ovacion të admirueshëm, shprehnin përkrahjen e tyre të pakufijshme me thirrje-brohoritëse: “O Sali, o Hero, Gjithë Shqipëria Ty të Do,” që pasohej me thirrjen: “Basha ik, Basha ik,…”.

Duhet tëpranojmë se në një moment të caktuar, -“braktisja” e Berishës, (sipas parashikimit të Bashës), u realizua, nga veprimet e dhunëshme policore, por kjo në të vërtetë, s’ishte braktisje. Ajo qe një ç’vendosje, -pra e detyruar me dhunë, -ku dukshëm, “hienat” e Ramës, -të uritura, po prisnin viktima. Ndërkohë, intuita e Sali Berishës, me grupin udhëheqës rreth tij, duke e nuhatur një masakër në pritje, vendosën të shpërndahen. Një veprim jashtzakonisht i rëndësishëm, që pa dyshim, parandaloi një gjak-derdhje të sigurtë, e shumë të mirëpritur nga çifti Basha-Rama, dhe të gjithë përkrahësve të tyre anti-shqiptar.

Pra: tërheqja në këtë rast, merr vlera shumë më të mëdha se sa një fitore e gjakosur me gjak-shqipëtarësh. Për këtë, shprehim mirënjohjen tonë, dhe respektin më të thellë, për Sali Berishën dhe të gjithë përkrahësit e tij, thellësisht patriot.

Gjesti i tyre, i mençur, fisnik e tejet patriotik, do të lëjë gjurmë në historinë tonë kombëtare.

Duke ardhur nga fundi i shkrimit, s’mund të anash-kalojmë “konfliktin” qesharak, e tepër të gjatë, “llogari-kërkues”, të Gazmend Bardhi-it me policinë. Nga llogjika e rrjedhimit të ngjarjeve, del se qëllimi i këtij “konflikti”, paska pas qenë,  “blerja e kohës,”-brenda së cilës,  skenaristët e Bashës të pregatisnin skenat shkatërruese, brenda zyrave të katit të dytë, për t’i tregue popullit “barbarizmin” e demokratëve, (që në fakt, s’arritën të hynin në katin e dytë). Pra, pas rreth 4 orësh, “skena e krimit” u hap, dhe filloi “shoë”, me prezantues, -aktorin e mirënjohur, Lul Bashën.

Llogjika do të thonte se ne aty do të shifnim xhama të thyer, dhe copa gurësh në dysheme, -por jo, aty ishte shkatërruar gjithçka, -sigurisht, jo nga protestuesit, por nga skenaristët.

Njërëz të mirë, ju lutem me shumë respekt që të mos e leni këtë rast t’ju shkojë kot. Bashkojuni rreth Sali Berishës, dhe përkrahësve të tijë. Asht një privilegj i veçantë, ta keshë Sali Berishën në anën tënde.

Ndoshta një rast i tillë, -(që ri-zgjimi patriotik i Berishës krijoi), në favor të INTERESAVE tona personale e kombëtare,  mund t’i vijë, kombit tonë, edhe një herë, pas 100 vjetësh, dhe këtë e dinë mjaft mirë, -jo vetëm dashamirësit e Sali Berishës,- por edhe dashakeqësit e tij.

Fatkeqësisht, kombit tonë, nuk i kanë munguar as një herë, -(bile tani, shumë më shumë se dikur), njerëz që vuajnë nga “Tall Poppy Syndrome.”  Vuajtësit e këtij sindromi, merren me denigrimin, (zvogëlimin e qëllimshëm të vlerave profesionale, intelektuale, morale,…), goditjen, dhe kritikimin e njerëzve prominentë e të suksesshëm, sepse arritjet e tyre, i bëjnë ata, të qëndrojnë mbi të tjerët. Dhe kjo i vret të pa-aftit, më keq se plumbi.

Të sëmurët nga ky syndrom, mendojnë se lulëkuqet (poppies/papaver somniferum, nga të cilët nxirret opiumi), duhet të rriten të gjitha së bashku, dhe me të njejtën shpejtësi dhe të njejtën lartësi. -Pra të gjithë të jemi njëlloj, në budallallëk.

Këta lloj të sëmurësh, Sali Berishës nuk i kanë munguar kurrë.

Në mbyllje, si një ‘outsider’, unë s’mendoj se ky organizim i përsosur, anti-demokratik, dhe anti-shqiptar, do t’ishte i mundur të bëhej vetëm nga çifti Rama-Basha, jo pse ju mungojnë aftësitë në këtë drejtim, por në bazë të ngjarjeve të njëpasnjëshme, të një personi shumë aktiv, që punon haptas, dhe pa asnjë ndrojtje, -tregon aftësitë e saj dirigjuese, në favor të ish-komunistëve/socialistëve shqiptar, -është Zj. Juri Kim.

Prandaj, përfundoj me një thirrje tepër të sinqertë, e plot respekt, (në emër të komunitetit shqiptar, të Australisë),- drejtuar Presidentit të Republikës, Zotit Ilir Meta, dhe Trupit Dipllomatik të akredituar në Shqipëri, -që të denancojnë me forcë, sjelljen krejtësisht arrogante, arbitrare, dhe aspak diplomatike të Zj Kim, si dirigjuesja kryesore e proceseve shkatërrimore të Shqipërisë. (Haram e pastë besimin e ish-presidentit Trump).