Sefedin Cela: Po na rrallohen miqtë! Ditët pa ta po na shkurtohen!

337
Po na rrallohen miqtë! Ditët pa ta po na shkurtohen!
Deri sot, nga katër në foto ishim në këtë botë ne dy ” ekstremet” në anë,Teki Bregu dhe unë!
Kjo foto më bën të qaj në një ditë si sot.
Nuk na bëri rasti bashkë . E kërkonim dhe e gjenin njëri tjetrin! Për një gotë raki e kafe ose pa to, thjesht na haej fjala.
Bardhyl Ylli i muzeut më kish vënë njëherë të pozoja në vend të tim eti, një herë tjetër më kishte dhënë një shpatë muzeale për një ” duel” epik në këmbën e urës te Sorkadhja, me dikë që e kisha qesendisur në gazetë.
Bardhyli ishte yll vetë.
Ky tjetri në krah Asqeri Jaupllari kaçurels, kishte si gojën zemrën.
Po ky ” ekstremi” Tekiu, hante bukë veç! Me të merresha vesh edhe pa folur
Një jetë të tërë mësues, drejtor i gjimnazit e shef i arsimit për shumë vjet
Nuk kishte burrë, grua a fëmijë që nuk e njihte në tërë rrethin
Nuk ishte nga ata që ngrinte zërin, ishte nga ata që dëgjonte e dëgjohej!
Këto kohët e fundit nuk ishte mirë me shëndet, si dhe unë, po e shihja me sytë e zemrës, se e kam dashur.
Sot mbylli sytë, më la vetëm, në cep të fotos.
Më duket se kam humbur krahët, kam humbur ekuilibrin!
Nuk kisha ç ‘ti thosha në telefon vajzës së tij të dhimsur: “Mbahu, Loreta, babi Tekiu u rriti e u bëri kaq”, jo si unë , e përralla me mbret…
Babai nuk është kurrë tepër, kushdo qoftë, e jo më një prind si Tekiu, qe e njihnin dhe gurët!
Mbahuni Tatjana, dy vajzat, jeta është e shtrënjtë se ka kufij, lum kush lë gjurmë, kush nuk harrohet!
Të qoftë dheu i lehtë, i dashur Teki!
Për miq si ti nuk ka botë tjetër që të ndan, është vetëm kjo botë , e të paharruarëve!
Potrebbe essere un'immagine raffigurante 4 persone e persone in piedi
Ismail Xhaferi, Agim Xhafka e altri 79
Commenti: 41
Condivisioni: 1
Mi piace
Sigal

 

Commenta
Condividi