Vranësira dhe reshje të pakta shiu e bore, moti për ditën e sotme

201
Sigal

Ditën e sotme moti do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore.

Më të dendura reshjet do të paraqiten në veri dhe qendër.

Orët vijuese, mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situatë e cila do te vijoje deri mëngjesin e së martës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.