Klajdi Muka, 35-vjeçari që qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e sotme ndaj punonjësve të policisë në Rinas, rezulton një emër i njohur pët blutë e vendit.
Sipas burimeve, efektivët kishin informacion të mëparshëm që i riu lëvizte me armë, dhe në momentin kur kanë shkuar për kapjen e tij, Muka i ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk raportohet për efektivë të lënduar, ndërsa Klajdi Buza, është vënë në pranga, dhe sipas informacioneve rezulton person me precedent të mëparshëm penal.
Sipas burimeve, ai është arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.
Në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij, ndërsa policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.