Të dërgova gjethet e vjeshtës
të mbushura me hieroglife…
si pergamen .
Aty janë gjithë poemat e jetës
që nga lashtësia
deri tek poetet modern.
Në një qoshe të një gjetheje
kam hedhur dy-tre vargje edhe unë!
Me dëshirën e madhe
për të të shkruar sa më shumë,
jo për të të bindur
se e zotëroj si duhet poezinë!
Por nëpërmjet tyre
gjeta shtegun për të shprehur
ndjenjën më të brishtë:
DASHURINË.
Dhe… Dashuria ime
ka peshë të rëndë…
Uroj ta mbushi gjoksin
dhe shpirtin tënd…




















