LAJM I FUNDIT/Qëllohet me armë zjarri patrulla e policisë në Tiranë

44
Sigal

Një i ri ka qëlluar mbrëmjen e së enjtes në drejtim të patrullës së policisë në afërsi të Rinasit. Policia e Tiranës kishte informacion për një person të armatosur në këtë zonë.

Pas informacioneve në rrugë operative, efektivët e Tiranës organizuan operacionin për kapjen e tij. Në momentin që efektivët i janë afruar, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.

Fatmirësisht nuk ka efektivë të lënduar. Pas kësaj policia ka arrestuar autorin. I riu i cili është arrestuar nga policia është person me precedent penal të mëparshëm.