Suplementi Pena Shqiptare/ Elpiola Lluka: “Aromë Shkurti”

71
Sigal

Me aromë mimozash parfumuar,
troket në zemër ky muaj sublime!
Plot ndjenjë e kuqja ka ngjyruar,
tik-takun e kraharorit në vallëzim…

Ashtu si nuancat e perëndimit,
e verdha, e kuqja sëbashku perzierë;
nota dashurie shkruar njerëzimit,
lule e ndjenja dyzuar në vlerë.

Lodruar përdore në pedonale,
një çift i lumtur rrugën lulëzon;
hapat e tyre veshur me petale,
e këngë shpirti ajrin kundërmon!

Ashtu përqafuar vazhdon rrugëtimi,
i kuqërremtë Shkurti po frymon…
Mimozat çelur çdo rreze agimi,
maratonë rrahjesh në deje vazhdon…