Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Të përshëndes

79
Sigal

Prisni

Mos më pyesni!

Mos më pyesni për hallet,

as për padrejtësitë

dhe as për pabesitë!

Kam duruar…

dhe me shpirt ndër dhëmbë

i kam kaluar…

Mos më pyesni!

Mos më pyesni për armiqtë.

Ata janë shumë, por…

unë nuk i gjykova si armiq.

Thjeshtë i numërova

si njerëz të vegjël e të liq.

Mos më pyesni!

Mos më pyesni si mbijetova.

Thjeshtë pata fatin

të kisha shpirt altruisti

dhe zoti më etiketoi

krisht më shumë se Krishti.

Mos u habisni

që jam akoma këtu mes jush!

Zoti nuk nxitohet si njerëzit.

Ai nuk pranon këmbime kleringu

Zoti, kandatët për krisht

po i kalon në proçes Vetingu…

I vetmi gjynah që kam bërë…:

“Fala më shumë se edhe vetë krishti”

Por ky ish faji i prindërve të mi:

“më ngjizën me shpirt altruisti…

 

Të përshëndes

Plagë, dhimbje dhe drithërim,

në shpirtin tënd dhe shpirtin tim:

për dashurin, për dashurin,

që s’pati ag’ as perëndim.

Ndrojtje, frikë dhe mosbesim

në shpirtin tënd, jo shpirtin tim!

Një thashethem a përgojim

na mbyt me helm e me trishtim.

Dritë, diell edhe shkëlqim,

ky shpirti yt për shpirtin tim.

Për dashurin’ që s’ka shterrim

dimër – verë plot me blerim.

Puthje ëndrre a përqafim

nga shpirti yt për shpirtin tim.

Më jep krahë për fluturim

më bën të fortë e më bën trim.

Po më ringjallë e më jep shpres’

ndaj plot durim po pres e pres.