Arrestohen dy zyrtarë ukrainas që po bënin komplot për të eliminuar presidentin Zelensky

61
Sigal

Shërbimi ukrainas i sigurisë (SBU) deklaroi se ka prishur një komplot rus për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë në vend.

Dy zyrtarë të njësisë së mbrojtjes së qeverisë ukrainase janë arrestuar.

NOA

Ata akuzohet se ishin pjesë e një rrjeti agjentësh që i përkisnin shërbimit rus të sigurisë shtetërore (FSB), tha SBU.

Zyrtarët e arrestuar raportohet se kishin kërkuar për “ekzekutues” vullnetarë mes truprojave të Zelensky, të cilët mund ta merrnin atë peng dhe ta vrisnin.