Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Rexhvelaj: Një mjeran me fat të trishtë

419
Sigal

Një shtrigan i pashok

Me nerva të ciflosura,

Nuk e shtrin jorganin

Aty ku i ka këmbët.

 

Nga që s’di ç’të bëjë tjetër

Duart i hukat pahiri…

Dhe nga që mërzitet shpesh

Shtërngon dhëmbët.

 

S’ka punë të tjera ky mjeran

Me fatin e trishtë mbi kurriz,

Me fatin si kurriz breshkë

Nuk e di, rrëshket a lëviz…

 

Kam ngec’ në nji degë

si gjethja e funit

Që tundet nga era e stinës,

e nuk nigjon me ra.

 

Bash aty curulatem mes ngjyrave t’arta

T’kuqe, t’verdha,

ngjyrave vjeshtuke,

si dikur vesa

Kur bari asht i njomë,

e ajo rrëshqet mbi trup

Ku tanë botën mundesh me pa në

nji pikë uji.

Tash po bahem erë,

e tash po gjej krah me fluturua

përtej mureve që duan me mbajt peng.

Kam mësua me pa

Përtej shtatë qiejve blu

Përtej shtatë malev gri

Përtej hundës tande,

njeri!