Liverpooli përmbys Bournemouth, titulli tashmë një formalitet

686
Sigal

Disfata e thellë ndaj Watford ishte vetëm një aksident për Liverpoolin që u rikthye te fitorja në javën e 29-të të Premier League.

Në “Anfield Road” skuadra e Jurgen Klopp mposhti 2-1 me përmbysje Bournemouth duke u ngjitur në kuotën e 82 pikëve nëntë javë para fundit të sezonit.

Golit të shpejtë të Wilson për miqtë iu përgjigjën Salah dhe Mane në minutat 25′ dhe 33′.

Në pjesën e dytë Milner shpëtoi Liverpoolin nga goli i barazimit ndërkohë që skuadra e Klopp pati raste për ta çuar rezultatin në 3-1 por në fund u kënaq me tri pikët.

Për të fituar edhe matematikisht titullin kampion, Liverpoolit i mjaftojnë tr fitore në nëntë takime.