Suplementi Pena Shqiptare/ Adriana Dizdari: Pisha…….

123
Sigal

Në hala të pishës dridhen ca lotë të ftohtë.

Duan të bien, e s’bien dot….

Çfarë mund t’i presë në tokën e thatë

përveç se zhdukjes së ngadaltë?

 

 

Dielli i bekuar mbi pishën rëshqet.

Halat e lotuara në perla i kthen.

Rrënjët më thellë tokën përqafojnë

me diellin rëshqitës dashuri duan të thonë.

 

 

Dhe halat e pishës mesazh i dërgojnë:

edhe pak të rrijë, të mos nxitojë!

Ah,….si nuk e shikon?

Malli i pashuar mbeti gjithmonë.

 

 

Inati

Inati frymën po më zë.

Me thonj dua ta shqyej

Copa copa ta sikteros

larg meje, si leckë e mjerë të jetë.

 

Por jo, më bërtet “ai”:

djegës sa më s’ka,

edhe unë kam të drejtë të jetoj,

prandaj, më prano kështu si jam.

 

Nga unë “inati”, mos u trëmb?

Shpesh zgjidhje të gjej.

Gjaku në vlim, sytë të zgurdullon.

Zemra me ritmin rinor punon.

 

Pa mua, “inatin”, si kukull porcelani

nëpër vitrinat e shpirtrave të ngrirë

për zbukurim do të jesh.

Pa mua, “inatin” pa këmbë je

Kukullave pluhurin ua marrin

Ç’do mëngjes, vëndin ju ndrojnë

në papafingo shtëpinë kanë

nëpër shportat kashtore, festojnë dhe qajnë.