Gjysmëfinalja e Eurovision 2024, Besa Kokëdhima dhuron spektakël me performancën e saj

22
Sigal

Përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin Eurovision, Besa Kokëdhima dhuroi energji dhe adrenalinë me këngën e saj “Titan” të cilën e këndoi në gjuhën angleze dhe ndezi skenën në Malmo Arena të Suedisë.

Skenografia dhe veshja e këngëtares ishin një detaj i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në festivalin më të madh evropian Eurovision 2024.

Besa Kokëdhima është renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura në botë.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për Shqipërinë me kodin 02 për të provuar sërish emocionet e forta që përcolli Besa Kokëdhima me këngën përfaqësuese në natën finale që do të mbahet më 11 maj.