E di që jam e paduruar,
si të kem lindur shtatanike.
Më thua ti, je e bekuar,
se dhe me kohën je unike.
S’e lë të rrjedhë si uji i lumit
që ndan dy brigje mes për mes.
E puth si të jetë puthja e fundit,
e shtrydh si shtrydhen avujt resë.
E di që jam e paduruar,
siç është mimoza, lule shkurti.
Më thua t’i kam dashuruar
Ata dy sy, fole baruti…
Ndonjëherë
Ndonjëherë, mes trupit tim,
ngrihet një valë si në det!
Më bën të dridhem nga një kujtim,
dhe heshtjes t’i flas vetë.
Të dorëzohem në sytë e tij,
Dhe të humbas si në mes resh!
Në mendje pyetje kam njëmijë,
dhe mijëra që përqesh.
Se sytë e tij janë magjistarë,
të egër dhe të butë.
Ku iu afrohem bëhen zjarr,
Kur ju largohem, shkurt…



















