Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Bota ime

Pse hyre brenda botës sime?
Të thashë kam botë të trazuar.
E mbaj shpirtin me thërrime
dhe me zemër të përvëluar.

Dashurinë e kam të zjarrtë;
si vullkan të pa shuar.
ndienja të ëmbëla si mjaltë
mallin mal të hidhëruar.

Sigal

Ty të dhëmb çdo gjë e imja,
dhe nuk del dot pa vënë dorë
Kushdo qofsh ti, dhe më trimja
bëhesh zanë, mike e përkorë.

Sa kanë hyrë në botën time,
as dhe një nuk ka dal dot.
Shumë të egra dhe sa trime
shpirtin ma bënë det me lotë.

Krahasuar me botën jashtë
prap parajsën gjejnë aty.
Të lënduara gjer në ashtë
por me paqe dhe dritë në sy.

Shpiri im është aq i gjërë,
dhe s’ka brenda asnjë mur.
Aty gjenë një botë të tërë,
hynë e nuk do të dalësh kurr…