Sejmen Gjokoli: Rexhep Qosjes, në ditën e ikjes

(në vend të lamtumirës)
Në heshtje ike, pa zhurmë e bujë,
Kjo ikja jote, një tjetër urë.

Përcjellur Drinit, në të dy anë,
Si një përshpirtje ujrash të bardhë.

Si deshe himnet, fjalët e larta,
As ca fjalime me penelata.

Sa ishe gjallë qëndrove burrë,
Për komb punove, nuk rreshte kurrë.

Për shqiptarinë, si asnjë tjetër,
Mendimin tretur e shkrove letër.

Majë mendimi, filozofie,
Fjalët gatuar me prush lirie.

Për gjuhën shqipe i përgjëruar,
Kjo shqipja Jote, në sitë kulluar.

Në Labëri të kishim krye,
Kështu do mbetesh dhe lart me yje.
Sigal