Presidenti, Ilir Meta mikpret Arqipeshkvin Metropolitan të Firences

764
Sigal

 

Presidenti, Ilir Meta mikpret Arqipeshkvin Metropolitan të Firences, Hirësinë e Tij, Kardinalin Giuseppe Betori me një darkë zyrtare në Pallatin e Brigadave. Të pranishëm në darkën zyrtare: Kardinali shqiptar Ernest Simoni (Troshani), deputetë të Kuvendit, ambasadorë, krerë të bashkësive fetare në Shqipëri, klerikë të lartë të Kishës Katolike, etj. Meta: Vizita e një Kardinali në Shqipëri, një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për besimtarët katolikë, por për të gjithë shqiptarët. Meta: Besimi te Zoti dhe atdhedashuria kanë qenë e mbeten binomi i pandarë i historisë së besimeve të shqiptarëve. Meta: Kombi dhe Zoti u kanë dhënë forcë, besim e mençuri shqiptarëve që paqja, bashkëjetesa, harmonia, respekti e vlerësimi reciprok të jenë parimet dhe sjellja e besimeve dhe e besimtarëve shqiptarë mes tyre.Meta: Mirënjohje të veçantë krerëve të besimeve fetare, nderim e përulje të veçantë për të gjithë ata udhëheqës besimesh fetare që s’janë më mes nesh

Meta: Vepra dhe ideali i tyre madhor mbeten udhërrëfyesi i pagabueshëm për ne dhe brezat që do të vijnë.Meta: Vizita e mikut të veçantë, Arqipeshkvit të Firences, Kardinalit Giuseppe Betori përkon me 25-vjetorin e vizitës historike në vendin tonë të Papa Gjon Pali II.Meta: Ati i Shenjtë, bekoi një popull martir, i dha shpresë, kurajë e forcë se besimi ndaj Zotit do ta bënte shoqërinë shqiptare më të paqme, më të mirë e më të begatë në të ardhmen.Meta: Vizita përkon edhe me 25-vjetorin e shugurimit të katër ipeshkvijve të parë shqiptarë të Kishës Katolike: Imzot Frano Ilinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin.Meta: Ne do t’i kujtojmë përgjithmonë ata, qëndresën dhe besimin e tyre shembullor te Zoti dhe te kombi

Meta: Do t’i kujtojmë përgjithmonë të gjithë misionarët e përçimit të besimit hyjnor dhe të ringritjes së Kishës Katolike në Shqipëri në përballje me terrin e regjimit komunist.Meta: U përulemi 38 klerikëve shqiptarë, emrat e vepra e të cilëve është skalitur në albumin e të ‘Lumnive të Kishës’.Meta: Shembulli i martirëve të të gjithë besimeve në Shqipëri dhe mësimet dhe vepra e Shenjtores Nënë Tereza, mbeten trashëgimia e jonë e çmuar dhe e veçantë historike e kombëtare

Meta: Vepra e tyre porosi e mësim që harmonia, respekti i ndërsjellë, toleranca, mirëkuptimi, vlerësimi reciprok dhe solidariteti, të ruhen me kujdes e të përçohen në brezat që do vinë

Meta: Vepra e martirëve të besimeve, thesari më i çmuar i trashëgimisë sonë historike dhe kombëtare.Arqipeshkvi Metropolitan i Firences, Hirësinë e Tij, Kardinalin Giuseppe Betori vizitë zyrtare në Shqipëri

Kardinali Betori drejton meshën në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Kardinali Betori shoqerohet ne kete vizite nga Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani.

 

Kreu i Bashkesise Islame te Maqedonise: Falenderoj Presidentin Meta per organizimin e kesaj ceremonie ku marrin pjese perfaqesues te te gjitha besimeve fetare.Sulejman Rexhepi: Falenderoj Kardinalin e Firences per kontributet qe jep ndaj komunitetit shqiptar ne Itali

Sulejman Rexhepi: Mbeshtes qendrimet e Presidentit Meta dhe te gjitha vleresimet qe ai beri per udheheqesit fetare

Sulejman Rexhepi: Te kultivojme unitetin mes shqiptareve pavaresisht besimeve te ndryshe fetare.Sulejman Rexhepi: Presidenti Meta, model i perkryer per tu marre si shembull per kontributet qe jep per te ndihmuar e perkrahur te gjitha komunitetet fetare