23 vjeçari rrëzohet nga motorri, në gjendje të rëndë në spital

591
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Shkodër- Vau i Dejës, ku një 23 vjeçar është rrëzuar nga motorri.

Gerti Palushi ka dalë nga rruga së bashku me mjetin dhe ka përfunduar në kanal, duke marrë dëmtime serioze.

Aktualisht i riu ndodhet në spital në gjendje të rëndë dhe nën monitorimin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit.