Ismail Xhaferi: Në një dorë kallashin dhe në tjetrin hurin

64
Sigal

 

 

Kallashin në dorë,

ligjet ndenë bythë

dhe kapitalizmin,

po ndërtojmë të gjithë.

Në një dorë hurin,

vra e bë hatara

që kapitalizmi

të marshojë përpara.

Në një dorë koburen

të vrasim në pritë,

ndaj kapitalizmi

lulëzon përditë.

Në një dorë timonin,

në një celularin,

kush na del në rrugë

garant e ka varrin.

Në një dorë tritolin,

sepse lirë e gjen,

dhe të lëmë pa pjesë

ndonjë biznesmen.

Në një dorë hanxharin,

dhe në tjetrin hurin,

vjera godet nusen,

nusja zjarr mbi burrin.

Në një dorë bombat

tjetrën tek litari

që t’i vëmë gjobë

ndonjë tregtari.

Në një dorë kallashin,

maskën në surrat,

vetëm në pak banka

s’janë vjedhur paratë.

Në një dorë kazmën,

ec e mos ndalo!

Çdo ndërtim monist

prish edhe shkatro.

Në dorë motosharat

dhe gjithshka e premë.

Jo që s’ka më pyje,

po s’mbetën as pemë!

Në dorë dollarët

jepja gjyqtar trapit.

Ndryshe drejtësi

gjen tek bythë e rrapit.

Në dorë granatat:

s’duhet lopë e dash

dhe kasollen ktheje

depo për hashash.

Në dorë bisturinë

që të ndryshosh dua.

Burri veglat heq

edhe gdhihet grua!

Në dorë pashaportën

dhe merr aratinë…

Tek ne ky sistem

ngjan me një çmendinë.

Në një dorë kallashin,

vrap në front të parë.

Eh çkapitalizëm

alla shqipëtar!

Në një dorë kallashin

vidh e vra e pre!

Ç’mut kapitalizmi

është këtu tek ne!