Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Poemth për një burrë

 

1.

NOA

Kam njohur një burrë,

që nuk harrohet kurrë.

I thjeshtë sa vetë thjeshtësia.

I drejtë sa vetë drejtësia.

I urtë sa vetë urtësia.

I dashur sa vetë dashuria…

Kam njohur një burrë,

që nuk harrohet kurrë.

Kush e njohu e s’e quajti vëlla?

Kush i zgjati dorën e nuk ia dha?

Kush i tregoi hallin e nuk ia qau?

Kafshatën e tij me të gjithë e ndau.

Kam njohur një burrë,

që nuk harrohet kurrë.

Babai e la të vogël axhami,

u bë burrë që kur ishte fëmijë.

I ra mbi shpatulla pesha e shtëpisë,

por më i rëndë akoma halli i Shqipërisë.

Kam njohur një burrë,

që nuk harrohet kurrë.

E njihte çdo gurë kalldremi në Tiranë

gjersa rrëmbeu pushkën e doli partizan.

E njohu Peza e kuqe guximin e tij

partizanin e vogël me emrin GANI.

E njohu Puka e Shkodra gjer në çlirim

partizanin e vogël, por burrë edhe trim.

Vetëm pas një beteje e panë duke qarë

kur shoku, Pionieri Met Hasa ish vrarë.

Nuk u ndal. E njohu Gjakova e Mitrovica,

Vishegradi, Prizreni dhe Podgorica.

E mori plumbi në lumin Iber pranë Tuzit,

por s’e theu dot burrërinë e Gani Luzit.

Kam njohur një burrë

që nuk harrohet kurrë.

2

Ai u kthye në Atdhe si kthehen heronjtë!

Për Ganiun kjo ishte fitore e dyfishtë.

Nazizmit ia shkulën deri në fund patkojtë

e i mbijetoi plagëve në trupin e brishtë.

U kthye. Beteja të reja e prisnin përpara…

Nuk kërkoi privilegje. Gjithmonë dinjitoz.

Akoma pa iu shëruar në trup plagët e marra

iu kthye zanatit të të jatit. Punoi marangoz.

I thanë të shkonte me studime për oficer

e do të kthehej me gradë kapiteni a majori.

Nuk pranoi. Gani Luzi çdo punë e quante nder.

Me djersën e ballit u bë përgjegjës sektori…

E nderonin të gjithë atë burrë

Fjalën dysh nuk ia bënin kurrë.

E thirri Atdheu përsëri në një detyrë të re:

Përgjegjës Sektori i hekurudhës Durrës Peqin.

Natë e ditë e gjeje mes puntorëve në trase.

Me dëshirën e madhe të ndërtonte Shqipërinë.

U kthye me lavdi e me flamure,

mes shokëve e miqve Ai burrë.

Çfarë detyre iu ngarkua e nuk ja doli me nder!

Kryetar i kooperativave të artizanatit shqiptar

Instruktor ekonomie etj. Mes puntorëve përherë

i urtë, i drejtë, korrekt e mbi të gjitha bujar.

Kush mund ta harroj Ganiun dhe mirësitë e tija?

Drejtorin e artistikes Migjeni, Artizanatit NJE

E nderonte Gjirokastra dhe e gjithë Shqipëria

Punonin e respektonin dhe betoheshin për të.

I mbushur me medalje e dekorata ish gjoksi i tij,

po kurrë me to, Gani Luzi nuk u mburr në jetë.

Çdo kush që e njohu, ruan për Ganiun një histori

Si burrë bese, si vëlla e prind, njeri të vërtetë.

Edhe sot do takosh ndonjë të moçëm:

diku në unazë teksa zbret nga autobuzi,

të ndali hapat e t‘i thotë të birit.

-Këtu ka qenë dikur një burrë:GANI LUZI…

Po, po. Gani Luzi ishte BURRË

që nuk mund të harrohet kurrë!