Suplementi Pena Shqiptare/ Gëzim Llojdia: Shegët

27
Sigal

(Vjeshta)

1.

Shegët e vjeshtës tundin degët.

Shtëpia me plloça.

Murret me gurë.

Kanata prej druri.

Borzilokët e tharrë.

Stiva e drurëve rrëzuar.

Tymtari anuar.

Juga e lehtë. Aromë ëmbëlsie. Mjegulla e bardhë.

Ngre perde bukurie.

Një lumë tetëposhtë.

Shenjtor mrekullie.

Ecën vërtik.

Diçka po rrjedh në zemrën time.

2.

Shegët u çanë. Pëllumbat kruajnë sqepin .

Zogjtë shtegtarë

mbledhin thërrime.

Fushat nxijnë. Kthyer ugar.

Mushka e lodhur.

Kuaj hardallë.

Kallamet e thyer.

Traktorët e nxirë.

Qetë,dy e nga të prangosur.

Thasët e çarë me farë.

Gratë bëjnë shtiza.

Thekra në arë.

3.

Përrua, që rrjedh.

Muzikë me valë.

Dhi të zgjebosura.

Një nga një e ngadalë.Shkojnë vet.

Bishtin përpjetë. Thundrakët vrapojnë.

Baltosur rrugët.

Parmenda e flakur.

Zemra të thyera nga koha.

Mullar i lartë.

Shpendët kruajnë pendët.

Bajame të hidhura.

Vajtushëm nga era.

Zogjtë e zinj në pikiatë.

Macet presin lëkurët.

Këcellët e tharë.

Vjeshtë ngjyrë bakri.

E tretur në ar.

Ora e humbjes.

Fjolla e hirit. Rruga në qiell.

Mushkat hingëllijnë.

Nuset bëjnë velënxa.

Nata se tretë ditën.

Yll, që ndjek.

Ora 8.30.

Radioposta.

Lajmet.

Mot i thatë.

Dëbora mbrinë pas heshtjes së gjatë.