Suplement Pena Shqiptare/ Albana Çakshiri; Sot shpërthejnë gjylet e artilerisë së bukurisë sarandjote

531
Agron MEMA 

E shtuna e një prillit sjell në qytetin e Sarandës, përveçse fillimin e muajit të parë të pranverës natyrore, sjell edhe fillimin e një stine tjetër pranverore; atë të pranverës së bukurisë së fëmijëve të këtij qyteti dhe rrethinave të tij. Ky spektakël, gara e bukurisë vjen për herë të parë në qytetin e Sarandës. Qindra qytetarë do të jenë spektatorë , dhe shumë prej tyre edhe krijues të kësaj bukurie garuese në stausin prindëror, mes duartrokitjeve dhe emocioneve do të ndjekin spektaklin për bukurinë fëmijërore “Miss&Mister Children-saranda 2017.” Moderatorja e njohur e spektakleve dhe gazetarja Albana Çakshiri e sjell për herë të parë këtë spektakël , pas sukseseve në Shqipëri, Kosovë , Maqedoni dhe mal i Zi, si një produksion i agjencisë së spektakleve” Albania Event Producktons”, që përsëri pas spektaklit të Sarandës do të udhëtojë edhe në qytetet e tjera bregdetare të jugut shqiptar dhe mandej edhe në shtetet fqinje. Ndalesa e Sarandës është edhe një start drejt Himarës. E pyetur për gazetën “Telegraf” , moderatorja Çakshiri tha se ditën e shtunë të një prillit , në skenën e kinoteatrit “Butrinti” të Sarandës do të ngjiten 100 fëmijë konkurrentë për çmimet e mëdha që parashikon ky event. Çakshiri shton se fituesit e këtij eventi në Sarandë me producente Irena Vreto dhe organizatore Albana Çakshiri do përfaqësojnë qytetin në garën mbarëshqiptare që do të zhvillohet në qytetin e Durrësit. 100 garuesit janë përzgjedhur prej afro dy javësh midis grupmoshave 6-13 vjeç si dhe janë përgatitur me trajnim për tu paraqitur denjësisht në skenë ku do të shpalosin, përtej emocioneve , bukurinë e tyre dhe të qytetit të tyre. Është një spektakël që brenda mbanë edhe poetikën e bukurisë, etikën e prezencës së sajë, krenarinë nga qyteti ku vjen, po mbi të gjitha atë të shumë dëshiruarën nga të gjithë; rendjen dhe edukimin e fëmijëve për të respektuar veten e tyre, bukurinë që ua ka falur zoti dhe prindërit që i sollën në jetë,duke mos u përkushtuar pas veseve dhe veprimeve njollosëse, jo vetëm të bukurisë fizike e shpirtërore, shëndetësore. Albana Çakshiri nuk harron të kujtojë edhe përkushtimin e bashkisë dhe vet kryetares së sajë, zonjës Floriana Koka, duke u përkushtuar për realizimin e spektaklit të bukurisë së të ard

hmes së Sarandës. Ajo shprehet se asgjë nuk ka munguar dhe për asgjë nuk është penguar, përkundrazi është investuar me përkushtim dhe përkujdesje për mbarëvajtjen e aktivitetit. 
Sigal