Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Diell i plagosur

144
Sigal

Duket qē ky diell, ēshtē i lodhur paksa,

gjersa nēpēr fushē ende akujt s’kanē shkrirē.

Duket e kanë lodhur udhētimet e mēdha

Dhe, stuhitē nē hapēsirē .

Me zor ja del t’ mē hedhē ca rreze,

ndērsa çapitem nëpër erē.

Diejt e luftēs janē të ndjeshēm:

ju ndērron humori menjēherē.

Ka marrē njē pamje të nervozuar,

kjo gjë dallohet fare qartë.

Nē qiell avionet janē tërbuar

Dhe, hedhin bomba natē për natē.

Tek ndjen rreth tij ajrin, qē dridhet,

ai ndihet keq dhe sa s’pēlcet!

E bëjnë tē qajē shtëpitē kur digjen

fëmijtē e vdekur tē pajetē.

Është shumē e sigurtē , qē ky djell ēshtë plagosur .

Unē ja kam parē plagēt njē ditē…

Kētē kohē, kur koha ēshtē xhindosur

asnjë çudi, nuk mē çudit!