Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Jazaj: Muzë djaloshare

638
Sigal

Serbes…

 Ç’më ikën serbes,
Faqe prushëruar,
Sorkadh’e Shullërit,
Shpirt’i dashuruar!

Arave të fshatit,
Shkelje përmbi ves,
Ball’i gjeraqinës,
I mbuluar në djersë!

Të desha njomëzake,
Si nuk më kuptove,
Me zemrën gjysmake,
Ti më dashurove!

Lotët që derdhe,
Ditën e nusërisë,
Oh sa të lënduan,
Lulen e rinisë!

Kur u veshe nuse,
Sa të kishte hije,
Fustan’i qëndisur,
Me thek poezie!

Vellon më të bukur,
E kishe në botë,
Në poezi e derdhur,
Nga këmba në kokë!

Thellë në shpirtin tim,
Ke ngritur fole,
Vajza kudhësiote,
Kur ishe e re!