Suplementi Pena Shqiptare/ Aida Previzi: Ylli im

339
Sigal

E sheh atë yllin atje,
mos e ngit,
mos e pyet çfarë fsheh…

Është hambari
i ëndrrave të mia
që nga fëmijëria,
me gëzimet e dhimbjet,
hovet e gulçimet,
lotët që më dogjën sytë,
lodrat që mu thyen,
plagët e gjunjëve,
të brrylave
e të shpirtit,
shpirti i nënës
që më ndjek nga lart,
uratat e babait
që nuse nuk më pa,
meraqet e vëllait
që jeta na ndau
për së gjalli…
e sa të tjera
që nuk i mbaj mend,
është kasaforta ime
e shpirtit…

Po unë ku jam ? – më pyet ti
Ah, mos mu bëfsh yll, zemër,
le të qëndisim më mirë
ëndrrën tonë të bukur,
t’ia varim në qafë
si hajmali…