Tirana – Teuta/ Sot, finalja e Kupës së Shqipërisë

342
Sigal

Sot në orën 20:00 do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Teutës. Kjo sfidë është cilësuar si “Finalja e Shekullit”, pasi të dyja ekipet festojnë 100 vjetorin e krijimit. Dhe kjo është një arsye më shumë për të cilën skuadrat do të tentojnë fitimin e këtij trofeu.

Tirana, në fakt, e ka nisur festën me titullin kampion, por një triumf i dyfishtë do të ishte pa dyshim ideali për të vulosur dominimin. Akoma më shumë për Teutën që me Kupën mund të sigurojë vërtet një arritje të denjë për të festuar 100-vjetorin e klubit durrsak. Në 3 finale të luajtura sëbashku, Teuta ka arritur të fitojë 2 herë ndaj bardhebluve. Por edhe e tashmja nuk është se entuziazmon më pak.

Në vitin e fitimit të titullit kampion të Tiranës, ka qenë vërtet “kockë e fortë” ndaj kryeqytetasve, duke ndarë pikë të barabarta në 4 ndeshjet e zhvilluara në Superiore, dy barazime dhe nga një fitore për kokë.

Mbetet për t’u parë se çfarë efekti do të ketë pasur festa e titullit në kampion e Egbo, ku në finish është vërejtur edhe ndonjë episod nervozizmi më shumë nga sa i takon një skuadre që triumfon kampionatin, ndërkohë që trajnerit i duhet të vlerësojë gjendjen e disa lojtarëve kryesorë përpara finales.