Cristiano Ronaldo zbulon të ardhmen e tij, ja çfarë thotë ai për Juventusin

299
Sigal

Cristiano Ronaldo në një postim në Instagram i ka shprehur mirënjohjen fansave për mbështetjen dhe ndihmesën që i kanë dhënë për të fituar titullin e dytë në Serie A.

Ai gjithashtu me anë të këtij postimi ka zgjedhur që të qetësoj të gjithë fansat e Juventusit nga fjalët e përhapura se do të largohej nga bardhezinjtë.

Postimi i Ronaldos

I lumtur që fitova titullin tim të dytë radhazi në Serie A. Duket e lehtë por nuk është kështu. Vit pas viti, me talent, me vendosmëri dhe me shumë punë mund të arrish të gjithë objektivat dhe të jesh gjithnjë më mirë se më parë.Tani të ecim përpara për titullin tim të tretë”, shkruan Ronaldo në postimin e tij.