Derbi ndaj Dinamos, Partizani me kontigjent të plotë të premten

171
Sigal

Partizani zhvilloi ditën e djeshme stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e javës së 22-të të Kategorisë Superiore ndaj Dinamos të premten në “Elbasan Arena”.

Lajmi i mirë për trajnerin Dritan Mehmeti është se ditët e fundit janë stërvitur të gjithë lojtarët, çka do të thotë se ndaj Dinamos, Partizani është gati të luajë me gjithë artilerinë e mundshme.

Skuka dhe Hadroj, të cilët kanë pasur probleme ditët e fundit, tashmë janë shëruar plotësisht.

Ditën e djeshme trajneri Mehmeti është marrë kryesisht me aspektin fizik, pasi në javët e fundit ndeshjet kanë qenë të ngjeshura në kohë dhe shkaktojnë lodhje te lojtarët.