Fillon pjesa e dytë në Beograd, Skënderbeu në kërkim të barazimit

602
Sigal

Skënderbeu do përballet me serbët e Partizanit të Beogradit për ndeshjen e 4 të fazës në grupe në “Europa League” në një takim që vlen më shumë se 3 pikët. Kjo për shkak të rrethanave që karakterizojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. Sfida starton në orën 19:00 dhe luhet në stadium e Partizanit të Beogradit i cili ka një kapacitet prej 32 mijë vendesh.

Minutë pas Minute

46′ Fillon pjesa e dytë. Skënderbeu nis topin e parë

45+2′ Përfundon pjesa e parë.

45+1′ Radas ekzekuton një goditje dënimi duke krosuar në zonë, por Jashanica kapet në pozicion jashtë loje.

44′ Jevtoviç ndëshkohet me karton të verdhë.

43′ Skënderbeu kërkon të reagojë pa golit të pësuar. Vangjeli tenton me një goditje nga jashtë zonës, por Stojkoviç kontrollon topin, edhe pse me vështirësi.

39′ Zoran Tosiç shënon nga goditja e dënimit për serbët

35′ Xhejms del bukur në sulm nga krahu i majtë, por e mban shumë topin dhe e humb brenda zonës.

34′ Jankoviç tenton me një goditje nga jashtë zonës, por pret Shehi.

32′ Partizani tenton të sulmojë me forca të shumta, por nuk ka qartësi për të kaluar mbrojtjen korçare.

29′ Shehi tenton të largojë topin por gabon duke e përplasur në trupin e Ozegoviç. Për fat topi nuk devijohet në portë.

28′ Tosiç ekzekuton një goditje dënimi duke krosuar në zonë, por Mici ndërhyn duke e devijuar topin në goditje këndi.

23′ Loja ka ndërprerje të shpeshta prej ndërhyrjeve të gabuara, ndërkohë që mungojnë rastet e rrezikshme.

20′ Soue niset në një kundërsulm i vetëm nga krahu i majtë, por N.R. Miletiç arrin të neutralizojë rrezikun.

17′ Bilher shtrihet në fushë i dëmtuar, Gavazaj respekton fair play duke nxjerrë topin jashtë.

14′ Mici shkakton një faull në një pozicion të rrezikshëm. Tosiç e ekzekuton duke tentuar portë, por grushton Shehi.

11′ Xhejms fut një top drejt qendrës nga e majta, por Bilher ndërhyn duke e devijuar në goditje këndi.

9′ Tosiç tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi pritet nga Shehi.

5′ Vangjeli tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi pritet nga Stojkoviç.

1′ Fillon takimi. Partizani luan topin e parë.

Ora 18:40 – Tifogrupi “Grobari” fillon thirrjet në kor “Kosova është Serbi”.


18:25

Skënderbeu kryen nxehmjen para fillimit të takimit. Priten me vërshëllima.

skenderbeu

18:20-Formacionet

Skënderbeu: 4:3:3 ….. Shehi, Mici, Jashanica, Radas, Vangjeli, Lilaj, Muzaka, taku, Gavazaj, Sowe, Xhejms
Trajner: Ilir Daja

Partizan Beograd: 4:4:2…Stojković – Vulićević, Nemanja R. Miletić, Mitrović, Nemanja G. Miletić – Everton, Jevtović – Tošić, Tavamba, Janković – Ožegović

17:40

Në hyrje të stadiumit të Partizanit të Beogradit një numër i madh policësh serbë janë vendosur për të ruajtur rendin në këtë takim shumë delikat,
cdf1118e-c7d1-48c0-b8d3-7871f104a6a6
a0ded5fd-9316-4f86-9402-7d8a6821aed0
9c7d750c-e494-406d-b68e-5c8f6c0e6a07

17:15

Ekipi i Skënderbeut është gati për tu nisur drejt stadiumit të Partizanit të Beogradit pak çaste para se të startojë takimi në orën 19:00. Në hotelin ku qëndrojnë korçarët janë forca të shumtë policie të cilët do t’a shoqërojnë klubin shqiptar deri në stadium.
ske 1
ske 2
Jo vetëm policë të thjeshtë por në hyrje të hotelit qëndrojnë edhe forcat speciale serbe. Sot në Serbi me skuadrën e Skënderbeut janë edhe 10 policë shqiptarë që kanë shkuar enkas për ndeshjen. Njëjtë siç vepruan edhe serbët në Shqipëri.
ske
ske 4
Takimi është i vlefshëm për fazën e grupeve të “Europa League”. Takimi i parë mes skuadrave u luajt në “Elbasan Arena” dy javë më parë dhe përfundoj me shifrat e bardha 0-0.