“Tirana e meritonte titullin”/ Takaj: Nuk kemi shanse të shkojmë në Europë

341
Sigal

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, para sfidës ndaj Kukësit, që luhet në “Elbasan Arena”, u shpreh se ndeshja është e rëndësishme për ne.

“Jemi të dënuar nga Europa, dhe kemi dënimin e atillë, që duhet të kapim një vend, për të shlyer. Për këtë vit duket se nuk ka fare shanse që të shkojmë në Europë.

Për shkak se vendimi i Gjykatës Federale po zgjat shumë dhe po na prish planet për sa i përket sezonit të ardhshëm”, u shpreh Takaj.

I pyetur nëse Ilir Daja mund të shkojë te Partizani, Takaj tha se ai është trajner i Skënderbeut.

“Po të duam ne e lemë të lirë. Ju siguroj që nuk ikën nga Skënderbeu, në rast se marrim një përgjigje pozitive nga Gjykata Federale”, sqaroi ai.

Ndërsa për fitimin e kampionatit nga Tirana, Takaj tha se e meritonte plotësisht titullin.

“Unë jam president i Skënderbeut, kënaqem kur e marrin titullin sportivisht siç e mori Tirana. Ta gazojë. Nuk ia mori askujt. E meritonte titullin këtë vit si asnjëherë tjetër”, tha Takaj.