Protestat ndaj Dukës, Kukësit i rikthehen pikët

462
Sigal

Trajnerit Naxhi Shensoi i reduktohet pezullimi, nga 12 ndeshje në vetëm pesë të tilla

Protestat disa ditore të tifozëve kuksiane në qytetin e Kukësit, përfshirë dhe një të tillë përballë selisë së FSHF-së e ka dhënë më në fund efektin e tyre pozitiv. Në ambientet jashtë Federatës Shqiptare të Futbollit ishte një numër relativisht i vogël i tifozëve të Kukësit, po presin vendimin e institucionit më të lartë të futbollit, për sa i përket dënimit të incidenteve që ndodhën në ndeshjen mes Kukësit dhe Skënderbeut. Plot 50 tifozë të grumbulluar, nën forca të shumta policie, të drejtuara nga vetë nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Pandeli Sula. Vlen të përmendet se asnjë prej drejtuesve nuk ishte i pranishëm në këtë ngjarje. Komisioni i Apelit pasi shqyrtoi ankimimin e klubit të Kukësit, pas heqjes së tri pikëve nga klasifikimi nga Komisioni i Disiplinës, pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Jorgji dhe trajnerin e Skënderbeut, Mirel Josa, vendosi ta shfuqizojë atë duke iu rikthyer tri pikët kuksianëve. Në fakti, vendimi i Disiplinës për heqjen e pikëve ishte rasti i dytë brenda këtij sezoni, kur Flamurtarit u dënua heqjen e tri pikëve nga klasifikimi i përgjithshëm, pas incidenteve të tifozëve me presidentin e Skënderbeut, Artan Takaj. Sa për statistike, në total janë 11 skuadra që e kanë provuar këtë shije: Flamurtari (2 herë), Vllaznia, Kastrioti, Elbasani, Gramozi, Dinamo, Laçi, Pogradeci, Shkumbini dhe Bylisi. Komisioni i Apelit të FSHF-së ishte përballë një vendimi të vëshirë, pasi Disiplina ishte treguar me dorë të hekurt ndaj Kukësit: heqjen e tri pikëve nga klasifikimi i përgjithshëm; pezullimin me 12 ndeshje të trajnerit Naxhi Shensoi dhe zhvillimin e katër ndeshjeve në fushë anjanëse. Pas ankimimit të Kukësit, Apeli mori këto vendime: (1) Kukësit i rikthehen 3 pikë; (2) trajneri Shensoi nga 12, tani merr dënim vetëm për 5 ndeshje dhe 100 mijë lekë gjobë; (dhe (3), skuadra do të luajë për katër ndeshjet e radhës jo në stadiumin e saj. Këto ishin vendimet e marra nga Komisioni i Apelit i përbërë nga kryetar i seancës, Perikli Zaharia, si dhe anëtarët Artur Gaxhi, Ervin Pollozhani, Pranvera Behushi dhe Julian Mërtiri.

  RENDITJA E RE

 1 Skënderbeu    15   +11  30

2 Partizani     15   +4   26

3 Teuta         15   +0   23

5 Kukësi        15   +0   22

6 Laçi          15   +0   22

7 Bylis         15   +3   21

6 Flamurtari    15   +3   21

7 Vllaznia      15   +4   21

9 Besa          15   -4   18

10 Lushnja      15   -5   18

11 Kastrioti    15   -5   16

12 Tirana       15   -11  11

Java e 16-të mbyll Superligën

 Është zbardhur kalendari i javës së 16-të të Superligës që është dhe java e fundit për këtë vit kalendarik. Ashtu siç është bërë zakon javët e fundit, ndeshjet janë ndarë nga tre për çdo ditë.

 E shtunë, 21 dhjetor

Lushnja–Skënderbeu   13:30

Tirana–Teuta         13:30

Kukësi–Kastrioti           13:30

E diel, 22 dhjetor

Flamurtari–Partizani 13:00

Besa–Bylis           13:00

Laçi–Vllaznia        13:30

Shulku: “Kubanezi i ka letrat në rregull”

Klubi verilindor ka reklamuar në FSHF aktivizimin e lojtarit kubanez të Teutës, Zhoel Apezteguia, për të cilin thuhet se është federuar me vonesë nga klubi durrsak. Sipas kuksianëve, aktivizimi i sulmuesit 29-vjeçar Z është bërë në kundërshtim me rregulloren. Sekretari i Përgjigthshëm i FSHF-së, Ilir Shulku,. N në lidhje me pretendimin e Kukësit, tha: “Zhoel ka ardhur në Shqipëri si lojtar ndërkombëtar, dhe si i tillë kishte plot 6 muaj pa kontratë. Në këtë rast, Teuta si klub bën verifikimin në FIFA dhe është FIFA që jep OK-in për aktivizimin e lojtarit. Në këtë rast, pasi FIFA ka lejuar Teutën ta aktivizojë, atëherë duhet që klubi durrsak të ketë vende bosh në listën e federimeve dhe në momentin që Zhoel është shtuar ka patur më pak se 30 lojtarë të regjistruar për Teutën”. ZHoel ka luajtur në ndeshjen kundër Flamurtarit (të fituar 2-0 nga vlonjatët) si dhe në atë ndaj Kukësit (të fituar 2-1 nga durrsakët).

Skënderbeu, përgatitore në Portugali

 Skënderbeu, kampioni i Shqipërisë dhe lideri i Kategorisë Superiore, e ka kthyer tashmë në traditë kryerjen e fazës përgatitore dimërore jashtë vendit. Korçarët do ta zhvillojnë atë në Portugalim, ku edhe e zhvilluan vitn e kaluar. Mësohet se korçarët do të zhvillojnë dhe katër ndeshje miqësore në tokën luzitane. Skënderbeu i ka zhvilluar fazat përgatitore verore në Austri.

  Tetë shqiptarë në Ligën e Europës

 Liga e Europës zbardhi shortin e 1/16-ave dhe rrugën drejt fazës së 1/8-ave. Juventusi do të përballet me Trabzonsporin. Në këtë fazë të kompeticionit janë të pranishëm edhe shtatë lojtarë shqiptarë apo kosovarë. Kështu, Lacio e Lorik Canës, Etrit Berishës dhe Thoma Strakoshës do të përballet me kampionët e Bullgarisë, Ludogorecin. Napoli i Valon Behramit dhe Blerim Xhemailit do të luajë kudnër anglezëv të Suonsi Sitit. Çernomoretsi ukraianas, ekip që eliminoi Skënderbeun gjatë ecurisë së tij të në Ligën e Europës, e që në gjirin e tij ka dy lojtarë shqiptarë: Elis Balajn dhe Kristi Vangjelin do të luaj kundër francezëve të Lionit. PAOK-u ku luan Ergys Kaçe do të udhëtojë në Portugali kundër Benfikës.

Raundi i 1/16

Dnipro Dn.(Ukrainë)-Totenham Hotspur (Angli)

Real Betis (Spanjë)-Rubin Kazan (Rusi)

Suonsi Siti (Angli)-Napoli (Itali)

Juventus (Itali)-Tranzosbor (Turqi)

Maribor (Slloveni)- Sevilja (Spanjë)

Viktoria Plizen (Çeki)-Shakhtar D.(Ukrainë)

Odesa (Ukrainë)-Lion (Francë)

Lacio (Itali)-Ludogorets (Bullgari)

Ejsberg (Danimarkë)-Fiorentina (Itali)

Ajaks (Holandë)-Salsburg (Austria)

Makabi (Izrael)-Bazel (Zvicër)

Porto-Eintracht Frankfurt

Anzhi (Rusi)-Genk (Belgjikë)

Dinamo Kiev (Ukrainë)-Valencia (Spanjë)

Paok (Greqi)-Benfika (Portugali)

Slovenia Liberec (Slloveni)-AZ (Holandë)

Raundi i 1/8

Juventus/Trabzonspor-Ejseber/Fiorentina

Makabi Tel Aviv/Bazel-Ajaks/Salzburg

Dnipro/Totenhem-PAOK/Benfika

Maribor/Sevilja-Real Betis/Rubin Kazan

Çernomorec/Lion-V.Plzen/Shahktar Dontesk

Porto/Eintraht-Suonsi/Napoli

Lacio/Ludogerec-Dinamo Kiev/Valencia

Slovan/Alkmar-Anzhi/Genk

Liga e Kampionëve zbardh rrugën drejt finales së Lisbonës. Supesfida Barcelona-Mançester Siti

 Bajern Munih-Arsenal, finalja e parakoshëshme

 Përballje gjigantësh në Ligën e Kampioneve, pas shortit të 1/8-ave të hedhur dje në selinë e UEFA-s. Kampioni në fuqi i Europës, Bajerni i Munihut do ta nisë mbrojtjen e titullit me një kundërshtar shumë të vështirë dhe tepër në formë, Arsenalin, kryesuesin e Premier Ligës. Në fakt, është një “replay”, pasi dhe sezonin e kaluar këto dy skuadra u përballën pikërisht në këtë fazë: bavarezët dolën fitimtarë pasi fituan në Londër 3-1 dhe u mundën në shtëpi 2-0. Një tjetër sfidë e fortë dhe e emocionuese është edhe ajo mes Mançester City e Barcelonës. Anglezët ishin një prej skuadrave më të forta të vazos së dytë dhe një prej kundërshtarëve që dëshironin ta evitonin të gjithë por katalanasit nuk e patën këtë fat, prandaj ata do të luajnë 180 minuta zjarri kundër skuadrës së Pellegrinit. Në ndeshjet e tjera, Milani gjen Atletikon e Madridit (vendi i dytë në Primera Divizion), në një sfidë ku shanset anojnë lehtësisht nga spanjollët që këtë sezon numërojnë vetëm një humbje.  Reali i Madridit, ekipi që e ka fituar më shumë herë Ligën e Kampionëve (9) gjen në këtë fazë gjermanër e Schalke 04. Madrilenët duken favoritë në këtë sfidë por gjithçka mund të mbetet e hapur deri në ndeshjen e dytë që do të luhet në “Santiago Bernabeu”. Duket se fati i këtij shorti i takoi Mançester Junaitid. Ekipi anglez ku bën pjesë edhe shqiptari Adnan Januzaj do të luajë me grekett e Olimpiakosit. Bajer Leverkusen dhe Paris Saint Germain duhet të luftojnë për një biletë në çerekfinale. Ndërkohë, Galatasaray do të kërkojë të surprizojë edhe Çelsin, ish-kampion i Europës në sezonin 2011-2012, pas suksesit ndaj Juventusit në një përballje ku Zhoze Murinjo do të takojë njohjet e tij të vjetra, Didier Drogba e Uesli Sneijder. Përballja e radhës është ajo midis rusëve të Zenitit dhe gjermanëve të Borussias së Dortmundit, ku përballë njëri tjetrit do të jenë dy strategë: italiani Luçiano Spaleti dhe gjermani Jurgen Klop. Ndeshjet e para të vajtjes do të luhen në datat 18/19 shkurt 2014 dhe takimet e ardhjes do të zhvillohen në datat 25/26 shkurt 2014.

REAGIMET

Drejtori i marrëdhënieve institucionale të Realit, Emilio Butragueno: “Është e vërtetë që në teori kishte kundërshtarë më të vështirë, por kjo është vetëm në teori. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në të dy takimet ndaj Shalkes, sepse një natë e keqe të lë jashtë Ligës së Kampioneve. Skuadrat gjermane janë shumë kompetitiv” Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti: “Shalke është ekip me eksperiencë dhe për ne nuk është as shorti i mirë dhe as short i keq. Besoj se në muajin shkurt do të jemi në formën e duhur për të dhënë maksimumin”. Portieri Iker Kasijas: “Janë një skuadër shumë e fortë nga ana fizike si dhe i menaxhojnë mirë kundërsulmet. Kemi avantazhin e fushës, por fillimisht duhet të shkojnë në Gjermani dhe të fitojmë për të hedhur një hap drejt kualifikimit. Trajneri i Shalke 04, Jens Keller: “Reali është klubi më i famshëm në botë. Është një sfidë fantastike të luash kundër lojtarave të tillë si Krisrtiano Ronaldo, Iker Kazijas e Gareth Bejl”. Trajneri i Borusisas së Dortumundit, Jurgen Klop, tregohet i kujdeshëm: “Unë nuk kam qenë kurrë në Rusi, por duhet të përgatitemi intesivisht. Çdo ekip që i mbijeton fazës së grupeve është një skuadër me cilësi”. Mesfushori i Zentitit, Anatoli Timoshuk: “Borusia është e treta në Bundesligë. Në opioninin tim, ajo nuk është në formën më të mirë tani”. Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta e cilëson një përballje mes yjesh ndeshjen kundër Mançester Sitit. “Bëhet fjalë për dy skuadra që dinë të sulmojnë mirë dhe kanë mesfushorë me talent. Sity ka në organikë një lojtar të madh si Jaja Toure. Ky është një short shumë i vështirë për skuadrën tonë”. Drejtori sportiv i Mançester Sitit, Txili Begirishtajn, një ish-drejtor i Barcelonës, u shpreh i kënaqur me shortin. “Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer”. Trajneri i Mançester Sitit, Manuel Pelegrini. “Do të jetë një ndeshje e bukur. Të dyja janë ekipe të mira. Të 16 ekipet e mbetur janë më të mirat në Europë: Real Madrid, Barcelona, Atletiko Madrid janë njëlloj për mua, ashtu siç janë dhe Dortmundi dhe Parisi”. Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino: “Është e vërtetë që, Mançester Siti ka lojtarë të mirë. Objektivi ynë është që të shkojmë në ndeshjen e muajit shkurt në formë sa më të mirë”. “Shorti na ndëshkoi me kundërshtarin më të vështirë që mund të na binte”, u shpreh Presidenti i Bajernit, Uli Hënes. “Arsenali meriton respekt dhe detyra jonë është të bëjmë të njëjtën gjë që bëmë edhe vjet”, u shpreh kryetari i bordit të Bajernit, Karl-Heinz Rummenigge. “Kam kujtime të bukura nga Londra”, tha portieri Manuel Neuer.

Shorti

 Mançester City-Barcelona

Olimpiakos-Mançester Junaitid

Milan-Atletiko Madrid

j Leverkuzen-PSG

Gallatasaraj-Çelsi

Schalke 04-Real Madrid

Zenit-Borusia Dortmund

Arsenal-Bajern Munih