Skënder Gega: “Të tregohemi dinjitozë ndaj Spanjës”

476
Sigal

Euro U-21/ Sot, Shqipëri-Spanjë (14:00). Trajneri: “Sakrificë ndaj kundër kampionëve të Europës”

Një Shqipëri U-21 entuziaste do të luajë sot kundër Spanjës, në ndeshjen e saj të radhës për eliminatoret e Kampionatit Europian 2015 të asaj moshe, sfidë kjo që vjen vetëm katër ditë pas fitores 2-0 në Hungari, njëherësh edhe para në gjashtë ndeshje. Takimi kundër kampionëve të Europës do të zhvillohet në orën 14:00, në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të qytetit të Elbasanit. Djemte e drejtuar nga trajneri Skënder Gega kanë më shumë besim pas fitores së merituar të arritur në Hungari, e që vinte pas një serie prej pesë humbjesh. Shpëtimtarë të kuqezinjve, por edhe të trajnerit Skënder Gega, i vënë në “tehun e thikës” për t’u shkarkuar nga rezultatet e dobëta, kanë qenë Vasil Shkurtaj dhe Heroind Shala, por të mbështetur nga një super Ergys Kaçe. Heronjtë kuqezi i kanë shënuar të dy golat në minutat 75’ he 83’.

“Sigurisht, kundër Spanjës do të jetë një ndeshje shumë e vështirë por ne do te mundohemi që të tregojmë vlerat tona më të mira. Na duhet shume përqëndrim dhe shume sakrifice, për të arritur objektivin tonë” – tha trajneri i Kombëtares U-21. Në ndeshjen e parë të luajtur në Logrono (më 9 shtator 2013), Spanja fitoi me rezultatin e pastër 4-0 (golat nga Munianin 35’ e 52’, Alvaro Morata 59’, Heze Rodriguez 73’). Spanja, aktualisht renditet në vendin e parë në Grupin 4, me 15 pikë të plota pas pesë ndeshjeve dhe me 20 gola të shënuar, teksa kanë mundur së fundi Bosnjën me rezultatin 6-1 në transfertë. Duhet të kujtojmë faktin se, iberikët janë shpallur kampionë të Europës tre muaj më parë. Për këtë takim, tekniku Gega do të ketë sërish Ergys Kaçem e Kombëtares A, por në dispozicion do të ketë edhe mbrojtësin Elseid Hysaj (po nga ajo A) si dhe mesfushorin Gjelbrim Taipi. I pari ishte pjesë e Kombëtares që luajti në miqësoren me Bjellorusinë. Këta dy lojtarë janë një plus më shumë për Shpresat në sfidën ndaj Spanjës. Duhet thënë se në ndeshjen e ndaj Hungarisë, kuqezinjtë e vegjël bënë një paraqitje shumë të mirë ku duhet veçuar loja e Ergys Kaçes. Pritet që të ketë një interesim më të madh për këtë ndeshje, ndryshe nga takimet e tjera, duke qenë se Shpresat vijnë pas një fitoreje surprizë, në një kohë që do të kenë përballë edhe një ekip të mbushur me yje. Aktualisht, përfaqësuesja U-21 renditet në vendin e fundit në grupin 4 me tri pikë. Ndeshjet e deritanishme të kuqezinjve janë këto: Shqipëri-Hungari 1-2, Bosnjë-Shqipëri 4-1, Shqipëri-Austri 0-1, Spanjë-Shqipëri 4-0, Shqipëri-Bosnjë 0-1, Hungari-Shqipëri 0-2.

EURO U-21 “ÇEKI 2015”

Sot, 18.11.2013

Shqipëri-Spanjë 14:00

Austri-Hungari  20:30

RENDITJA

1 Spanja        5    15

2 Austria       4    9

3 Hungaria      5    6

4 Bosnia        6    6

5 Shqipëria     6    3

NDESHJET E SHQIPËRISË

07.06.2013, Durrës

Shqipëri-Hungari 1-2

11.06.2013, Zenica

Bosnjë-Shqipëri 4-1

14.08.2013, Vlorë

Shqipëri-Austri 0-1

09.09.2013, Logrono

Spanjë-Shqipëri 4-0

15.10.2013, Elbasan

Shqipëri-Bosnjë  0-1

14.11.2013, Budapest

Hungari-Shqipëri 0-2

18.11.2013, Elbasan

Shqipëri-Spanjë 18.11

05.03.2014, Vjenë

Austri-Shqipëri 05.03

 Kombëtarja e drejtuar nga Foto Strakosha barazon 1-1 me Bullgarinë. Renditet e fundit

 Shuhet ëndrra e Shqipërisë U-19

  Shqipëria U-19 nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Bullgarinë, duke shuar kështu ëndrrën për një kualifikim të mundshëm në “Elite Raund”, ashtu siç bëri ajo U-17 e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç. “Djemtë” e Foto Strakoshës nuk arritën ta fitonin sfidën e fundit në Grup me Bullgarinë, teksa barazimi nuk mjaftoi për të kaluar në fazën tjetër, madje në përfundim të turneut 19-vjecarët tanë e shohin veten në vendin e fundit në Grupin 6 në kuotën e 2 pikëve, aq sa ka edhe Sllovakia, e cila renditet e treta pasi ka shënuar më shumë gola. Kuqezinjtë e vegjël besuan deri në fund te fitorja me bullgarët, që do t’i katapultonte në vendin e dytë, por nuk arritën të realizonin golin që t’i çonte në “Elite Raund”. Në pjesën e parë të dyja skuadrat menduan më shumë për të mos rrezikuar prapa, por ekuilibrat u prishën në fraksionin e dytë me Shqipërinë që s’kishte më çfarë të humbiste dhe u hodh në sulm, por ishte Bullgaria ajo që realizoi golin e parë të ndeshjes në portën e Strakoshës me anë të Desklalov në minutën e 61. Reagimi i 19-vjecarëve tanë do të ishte i menjëhershëm, gjithsesi goli I barazimit u shënua nga Prendi në minutën e 75. Ndëshkimi me karton të kuq i mbrojtësit bullgar Orachen në minutën e 86 nuk u shfrytëzua nga të besuarit e Foto Strakoshës, që me gjithë përpjekjet e dëshpëruara nuk arritën të shënon golin e kualifikimit. Takimi tjetër i Grupit 6 Sllovaki – Greqi përfundoi në barazim 3-3 ndërsa në bazë të renditjes përfundimtare Bullgaria dhe Greqia kalojnë në “Elite Raund”. Në përballjen e parë ndaj Greqisë, kuqezinjtë e rinj u ndëshkuan katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt, 1-0. Shqipëria U-19 barazoi “in ekstremis” ndaj Sllovakisë (1-1) në ndeshjen e dytë në tokën bullgare. Ndaj Sllovakisë kemi pësuar gol që nga “tuneli”, pasi goli është shënuar që në minutën e tretë me penallti, pas një ndërhyrjeje të gabuar të Hoxhallarit. Në minutën e parë shtesë, Prendi ka mundur të barazojë shifrat dhe të evitojë humbjen e dytë të tanëve.

NDESHJET E SHQIPËRISË

GREQI-SHQIPËRI 1-0

Shënues: Popoviç 86’

SHQIPERI-SLLOVAKI   1-1

Golat: Prendi 90’/ Bero 3’ (pen)

BULLGARI-SHQIPËRI 1-1

Shënues: 61’ Daskalov/ Prendi 75’

RENDITJA

Greqia     3    5

Bullgaria  3    5

Sllovakia  3    2

Shqipëria  3    2

Lacio e ka seriozisht për Mërgim Mavrajn

 Lacio është në kërkim të qendërmbrojtësi të ri, pasi pritet që braziliani Dias të largohet, të cilit i skadon kontrata qershorin e ardhshëm, duhet të kthehet në Brazil qysh në muajin janar. Lacio nuk dëshiron të jetë e papërgatitur, kështu që këkron një pasues të denjë. Në listë janë dy lojtarë: kosovari Mërgim Mavraj (luan me Greuther Furth) dhe austriaku Hintereger i Zalsburgut. Mavraj duket në “pole”, kjo dhe për faktin se 27-vjeçari ka përvojë të madhe ndërkombëtare, ndërkohë që Hintereger është vetëm 21 vjeç dhe la më pak përvojë. Mavraj ka luajtur në nivele të larta në Bundesligën 1 dhe aktualisht luan në Bundesligën 2 gjermane. Mavraj është ekspert në lojën në ajër dhe te Lacio do të gjente një ambient të ngrohtë shqiptarësh, pasi me klubin italianë luajnë Lorik Cana si dhe dy portierët, Etrit Berisha dhe Thoma Strakosha, për më tepër që drejtor sportiv është Igli Tare.

BERISHA

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, autor i pritjes së një penalltive në miqësoren ndërkombëtare kundër Bjellorusisë, mori komplimentet e trajnerit bjellorus, Georgi Kondratiev: “Dija shumë pak për Shqipërinë, kam mbetur i befasuar kur kam parë lojtarë të Lacios e Torinos dhe menjëherë e kuptova se nuk do të ishte një ndeshje e lehtë. Meritonim të fitonim, pasi krijuam shumë, por forma e mirë portierit shqiptar, sidomos me pritjen e penalltisë ndryshoi ndeshjen”. Vetë portieri Etrit Berisha citohet nga mediat italiane: “Kur arbitri akordoi penalltinë për bjellorusët, shokët e ekipit me fjalët dhe përkrahjen e tyre thuajse më bindën se mund ta prisja gjuajtjen. Besimi i tyre më ndihmoi shumë. E shpëtova rezultatin në fillim të ndeshjes, në një moment kyç të takimit, duke i dhënë forcë skuadrës. Si në çdo ndeshje unë dëshiroj të jap maksimumin tim”.

Lionel Mesi: “Jam i trishtuar”

 Lionel Mesi foli për mediat, në një prej momenteve më të vështira të karrierës së tij të shkëlqyer. Ylli të Barcelonës i duhet të qëndroj dy muaj jashtë fushave të lojës. Kapiten i Argjentinës foli për dëmtimin e tij dhe sqaron gjithashtu zërat se problemet në bicepsin femoral i atribuohen dhe dietës së tij ushqimore:

“Nuk ndihem mirë për këtë dëmtim sepse askush nuk dëshiron të qëndroj jashtë fushave të lojës por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ky është një dëmtim që ndodh herët a vonë te cdo futbollist dhe nuk ka asgjë të rrallë te ai. Sa i përket zërave se ai vjen për shkak të mënyrës sime të të ushqyerit mund të them se janë të pabaza. Unë vazhdoj të ruaj të njëjtën mënyrë të ushqyeri si gjithmonë dhe nuk kam ndryshuar dietën time. Dhe gjithashtu në problemin tim fizik nuk ka të bëjë as faza përgatitore. Njerëzit ndonjëherë sajojnë gjëra pa e ditur mirë sesi qëndrojnë vërtetë faktet”. Mesi për më tepër foli dhe për përsëritjen e shpeshtë të dëmtimit duke theksuar se nuk është as i pari dhe as i fundit që pëson një dëmtim të tillë: “Përgjithësisht dëmtimit muskulore përsëriten te çdo lojtar. Nuk jam i vetmi që luaj shumë ndeshje brenda një sezoni dhe nuk mendoj se më ka penalizuar fakti që dëshiroj të jem gjithmonë në fushë. E sigurt është që unë do të punoj fortë me shpresën që të rikthehem sa më shpejt në gadishmëri të skuadrës”.