Sigal

Ish sulmuesi i Partizanit Kaleb Ekuban do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi. Lojtari i lindur në Itali është prezantuar tek skuadra e tij e re, Trabzonspor e cila luan në kategorinë e parë turke.

Ekuban u aktivizua dy vite më parë me Partizanin ku në 34 ndeshje shënoi 17 gola, ndërsa sezonit e kaluar luajti pa shumë sukses tek Leeds United në Angli.

Për sulmuesin u interesua në këtë merkato verore edhe ekipi i Flamurtarit por pa arritur të gjejë një marrëveshje më futbollistin.