Superliga e Kosovës/ Rrahmani mban Ballkanin në krye, gabon përsëri Gjilani

Ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës kanë parë Ballkanin të kthehet edhe një herë i vetëm në majën e klasifikimit të kampionatit.

Skuadra e Ilir Dajës ka mundur me shifrat 2-1 Drenicën falë një përmbysje ku protagonist ishte Albin Rrahmani. Goli i Bintsuka për miqtë surprizoi kampionët në fuqi dhe u desh nga një gol i Rrahmanit në secilën pjesë loje që të përmbysej rezultati dhe që Ballkani të shkëputej përsëri me 3 pikë nga Drita e cila e ndjek në vendin e dytë.

NOA

Ndërkaq, Gjilani ka frenuar përsëri sot, këtë radhë duke u ndalur në barazimin 2-2 në shtëpi përballë Malishevës. Dabiqaj dhe Zeka iu përgjigjën golave të Subovale dhe Tolajt për miqtë të cilët morën një rezultat të rëndësishëm në transfertë për luftën për të qëndruar në elitën e futbollit kosovar.