Filipe Kutinjo ishte një ndër blerjet më të bujshme të Barcelonës në dy vitet e fundit, por vetëm si e tillë nuk rezultoi.
Kutinjo nuk dëshirohet nga tifozët e Barcelonës dhe në fund të sezonit do të largohet nga Spanja, siç gjasat tregojnë.
Normalisht që vlera e kartonit të tij do të ketë rënë, por Barcelona do ta shesë lojtarin, pasi nuk po jep maksimumin në Katalunjë.