Laçi shtyn festën e titullit të Tiranës, kurbinasit sigurojnë vendin e dytë

127
Sigal

Tirana do të presë të paktën deri në mesjavën e ardhshme për titullin kampion. Laçi ka mundur bardheblutë në duelin direkt të ditës së sotme me shifrat 1-0.

Sfida është vendosur në minutën e 13-të nga Guindo. Sulmuesi merr topin në pozicion ballor jashtë zonës dhe lëshon një goditje të pakapshme për Bekajn duke shënuar golin që do të rezultante përcaktues për fatet e sfidës.

Laçi mori kështu fitoren e dytë ndaj Tiranës duke mos i lënë kryesuesit që të gëzojnë që tani trofeun e radhës, ndërsa vetë kurbinasit i afrohen më shumë sigurisë matematikore për pjesëmarrjen në Europë.