Dortmundi nuk e diskuton Hertën, verdhezinjtë barazojnë me pikë Bajernin kryesues

106
Sigal

Dortmundi i vendit të dytë ka barazuar me pikë Bajernin kryesues, pas asaj fitorje 4-1 ndaj Hertës së Berlinit.

Verdhezinjtë nga “Signal Iduna Park” realizuan dy herë me Adeyemi dhe Malen brenda gjysmë ore loje, duke vendosur kështu ndeshjen në shinat e duhura. Goli i Tousart rihapi përkohësisht takimin, pasi Reus në fund hipotekoi fitoren. Në limite erdhi edhe goli i Brandt.

Ekipi i Terzic po luan mjaft mirë edhe në arenën ndërkombëtare, teksa pak ditë më parë fitoi me Chelsean minimalisht 0-1.