Juventus mund Udinezen, Allegri zbulon “Drogba”-n e ri

518

Juventus është një “makineri” perfekte në Seria A. Në sfidën e 200 në “Allianz Arena”, skuadra e Massimiliano Allegrit ka fituar 4-1 ndaj Udineses, edhe pse në fushë zbriti thuajse skuadra e dytë e torinezëve. Ronaldo, Dybala, Pjanic, Mandzukic, Cancelo, Chiellini ishin disa prej yjeve që u lanë pushim për këtë ndeshje.

Në mungesë të tyre “skena” është e gjitha për Moise Kean, i cili dhuron spektakël, duke shënuar dy gola shumë të bukur në 45 minutat e para. Në minutën e 11-të devijoi një krosim të ardhur nga Alex Sandro, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë, rrëmben një top dhe më pas me një goditje me thembër mposhtë portierin Musso për herë të dytë. Ronaldo dhe stoli i ekipit bardhezi e ka duartrokitur talenti 19-vjeçarin.

Kean nuk ndalet as në pjesën e dytë, duke vijuar që të ishte protagonist, teksa në minutën e 67-të fitoi një penallti që u kthye në gol nga Emre Can. 4 minuta më pas Blaise Matuidi fluturoi me kokë duke realizuar dhe golin e katërt. Në minutën e 84-të, Lazanja shënoi një gol të bukur me një goditje potente me të majtën në një pozicion të prirët.

Juventus vijon rrugëtimin perfekt, teksa me këtë fitore ngjitet në kuotën e 75 pikëve, përkohësisht 19 më shumë se Napoli i vendit të dytë.