Real Madridi refuzoi 20 klube për yllin e tyre të ri

412
Mariano Diaz pritej të largohet nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediat spanjolle shkruanin se sulmuesi i talentuar duhet të largohet për të pasur më shumë hapësira.
Por ka qenë gjiganti spanjoll, Real Madrid që ka refuzuar 20 oferta të ardhura në drejtim të tyre për Diazin.
‘Marca’ ka zbuluar disa nga skuadrat që kanë kërkuar shërbimet e talentit nga Republika Domenikane.
23-vjeçari kishte oferta nga Anglia, Spanja, Italia, Gjermania e Franca.
Sevilla, Sporting Gijon, Espanyol, Villareal, Malaga, Deportivo La Coruna, Granada, Las Palmas dhe Valencia ishin skuadrat që e kërkua në La Liga.
Ndërkohë, Fiorentina, Lazio, Genoa dhe Sampdoria e kërkuan në Itali, ndërsa Schalke 04, Eintracht Frankfurt dhe Wolfsburg në Gjermani, shkruan Telegrafi.
Olympique Marseille e kërkoi lojtarin në Francë, ndërsa ai kishte oferta edhe nga Liga Premier ku e dëshiruan West Ham United, Southampton dhe Watford.
Megjithatë si Real Madrid edhe vetë lojtari kanë refuzuar çdo ofertë pasi ai pritet të ketë minuta më të mëdha këtë edicion.
Kujtojmë që Diaz ka luajtur në nëntë ndeshje me skuadrën e parë të Real Madrid, ndërsa ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim.
Sigal